Flash

Studentët protestojnë edhe në Bruksel, kundërshtohet rritja e tarifave universitare

Lapsi.al 17 November 2026

Studentët protestojnë edhe në Bruksel, kundërshtohet rritja

Mijëra studentë protestuan sot në Bruksel, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, kundër rritjes së tarifave universitare, shkurtimeve në financimin e arsimit dhe kostos së lartë të jetesës, raporton “Reuters”.

Protestuesit kundërshtojnë rritjen e tarifave të studimit nga 835 në 1 194 euro, një shtim prej rreth 43%. Ata kërkojnë më shumë financim për universitetet dhe mbështetje më të madhe për studentët, përballë rritjes së shpenzimeve për strehim, transport dhe ushqim.

Marshimi u organizua nga Federata e Studentëve Frankofonë (FEF), me mbështetjen e sindikatave, dhe nisi pranë stacionit qendror të trenit në Bruksel, për të përfunduar pranë selisë së qeverisë së Komunitetit Frankofon të Belgjikës.

   
Në protestë morën pjesë edhe studentë nga komuniteti flamand, të cilët iu bashkuan thirrjeve për përmirësimin e kushteve dhe financimit të arsimit të lartë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI