Flash

Kryeministri i Britanisë rihap debatin për kthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Lapsi.al 16 November 2026

Kryeministri i Britanisë rihap debatin për kthimin e

Udhëheqësit europianë kanë mirëpritur vendimin e kryeministrit britanik Andy Burnham për të rihapur debatin për një ribashkim të mundshëm të Britanisë me bllokun europian, për shkak edhe të një konteksti gjeopolitik më të ashpër në Europë dhe botë. Burnham ka pohuar në një banket qeveritar se Britania ka humbur më shumë sesa ka fituar nga largimi nga Bashkimi Europian. 

Kryeministri do e krahasojë marrëveshjen e Brexit të Britanisë me “rrobat e reja të Perandorit”, dhe sipas tij askush nuk e thotë të vërtetën. Burnham pritet të nënshkruaj të premten në samitin mes BE dhe Britanisë marrëveshje të reja për artikujt ushqimor, energjinë dhe punësimin dhe lëvizjen e të rinjve. Për konservatorët e opozitës këto hapa konsiderohen si hapa të Laburistëve për të tërhequr drejt BE nga dera e pasme me ristartimin e marrëdhënieve me Brukselin.  

Pas 47 vjetëve në BE, Britania dhjetë vjet më parë u largua nga blloku edhe pse gjatë qëndrimit të saj prej afro gjysmë shekulli ishte rezistent ndaj marrëdhënieve më të ngushta, pasi preferonte  lidhje më të ngushta sigurie  dhe modele ekonomike më pro- biznesit me Shtetet e Bashkuara.

 Rihapja e debatit për Brexit u bë në korrik, pasi ky debat ishte zhdukur nga diskursi politik britanik dhe i përngjante një narrative toksike divorci, edhe për kundër faktit se votuesit britanik gjithnjë e më shumë mendonin se Brexit ishte një gabim. Sondazhet e britanikëve tregojnë mbështetje për ribashkimin me BE, ndërsa vëmnedje të madhe marrin vitet që do duhen për negociatat e rihyrjes në BE të Britanisë

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI