Flash

Gjermania i jep Ukrainës 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake

Lapsi.al 17 November 2026

Gjermania i jep Ukrainës 300 milionë dollarë ndihmë

Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës edhe 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake, me fokus në mbrojtjen ajrore, ndërsa Rusia po shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit në prag të dimrit.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka bërë të ditur këtë paketë të martën, përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjermania po kontribuon në paketën e fundit të ndihmës në kuadër të nismës së ashtuquajtur PURL, Lista e Nevojave të Prioritizuara të Ukrainës, përmes së cilës vendet aleate blejnë armë amerikane për Ukrainën. Në këtë nismë, Gjermania po bashkëpunon me Norvegjinë.

“Rusia po shton sulmet e saj ajrore, sepse nuk po arrin përparim në fushën e betejës”, ka thënë Pistorius.

Ai ka shtuar se vendet që mbështesin Ukrainën duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë asaj ndihmë efektive dhe të shpejtë në fushën e mbrojtjes ajrore.

Paketa përfshin raketa të drejtuara për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, si dhe sisteme IRIS-T dhe raketa për to, të cilat Gjermania i kishte njoftuar më herët.

Pistorius ka thënë se Gjermania po përgatitet të integrojë raketat IRIS-T në sistemet norvegjeze të mbrojtjes ajrore NASAMS, Sistemet Kombëtare të Avancuara të Raketave Tokë-Ajër.

Ai ka theksuar se mbështetja për Ukrainën nuk është çështje bamirësie, por një çështje e sigurisë evropiane dhe e ndalimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI