Flash

Skandali i kopjimit me IA trondit Korenë e Jugut, kontrolle të rrepta në provimet universitare

Lapsi.al 17 November 2026

Skandali i kopjimit me IA trondit Korenë e Jugut, kontrolle të rrepta

Koreja e Jugut ka vendosur të forcojë masat e sigurisë në provimet kombëtare të pranimit në universitete, pas një skandali ku një kandidat përdori kamerë të fshehtë dhe inteligjencë artificiale për të kopjuar.

Rasti u bë publik pasi një kandidat, i cili kishte marrë rezultatin më të lartë në provimin për profesionistët e taksave, pranoi se kishte fotografuar pyetjet dhe ia kishte dërguar ato një aplikacioni të IA-së, i cili i kishte kthyer përgjigjet. Pas këtij incidenti, autoritetet kanë vendosur kontrolle më të rrepta për kandidatët.

Sipas mediave të huaja, atyre do t'u kontrollohen jakat e rrobave për pajisje të fshehura, syzet për teknologji inteligjente dhe do t'u nënshtrohen kontrolleve me detektorë metalesh.

Gjithashtu, rreth 8,400 mbikëqyrës shtesë do të angazhohen në qendrat e provimeve në të gjithë vendin. Kandidatët do të duhet të lënë çantat dhe sendet personale jashtë ambienteve ku zhvillohet testi. Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu ashpërsimin e dënimeve për kopjimin, duke e zgjatur periudhën e përjashtimit nga provimet nga një vit në dhjetë vjet./

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI