Flash

VIDEO/ 20 minuta në SPAK, Balluku largohet me gojën kyçur

Lapsi.al 31 July 2026

Belinda Balluku është larguar nga SPAK pa thënë asnjë fjalë për gazetarët që e prisnin në dalje të organit të akuzës. Ajo nuk ka pranuar të flasë, ndërkohë që ka qëndruar për rreth 20 minuta në prokurori. Burime bëjnë me dije se ish-numri 2 i qeverisë dhe bashkëpuntorja e ngushtë e Edi Ramës është njohur me akuza të reja që kanë të bëjnë me favorizim në tendera për lotet 5, 6 dhe 7 të unazës së madhe në Tiranë.

Nuk dihet nëse SPAK do të kërkojë edhe një herë heqjen e imunitetit të Ballukut, pasi paralelisht me hetimin e tenderave të unazës, prokurorët thonë se i kanë gjetur një vilë në bregdet që ishte përfituar në mënyrë të paligjshme në kohën kur ishte drejtuese e Albcontrol.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI