Flash

“U treguam naivë”: Dede i mërzitur nga rastet e humbura, por jo i dorëzuar

Egnatia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e parë të playoff kundër Lillestrom, edhe pse pati rastet për të qenë në pozita më komode.

Lapsi.al 20 August 2026

Egnatia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e parë të playoff kundër Lillestrom, edhe pse pati rastet për të qenë në pozita më komode. Pikërisht mundësitë e shpenzuara, mbi të gjitha traversa e goditur nga Gruda kanë mërzitur teknikun e rrogozhinasve Nevil Dede, që e ka të qartë se e pret një ndeshje e komplikuar në Norvegji: “Mendoj që u treguam naivë. Zgjidhja do të ishte nëse një sy i mprehtë do t’i shihte gabimet në sulm. Për mua ishte diçka bazike, ose intepretimi ose keqkuptimi i djemve. Kujtonin që mund ta kalonin kundërshtarin me pasim në vijën e parë. Nuk ia dolëm”.

Tekniku nuk mund të ketë kohë të qetësohet, sepse në kampionat vjen Tirana para se të mendojë për kthimin me Lillestrom. Në këtë pikë, Dede nuk mund të mos përmendë ndryshimin e trajtimit të kësaj përballje nga Federatat: “Ato janë në javën e 25-të të kampionatit. Ne luajmë me Tiranën të dielën, kurse ata e kanë shtyrë ndeshjen, shihet sa e kanë vlerësuar. Do të mendojmë për Tiranën, pas Tiranës mendojmë sërish për ata. Kjo është pozitive, i shkon merita djemve dhe stafit”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI