Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Programi i plotë i Global Sumud Flotilla që do udhëtojë drejt Sazanit

Lapsi.al 19 August 2026

Tre anije dhe rreth 30 aktivistë të Global Sumud Flotilla do të nisen të enjten drejt Shqipërisë për të mbështetur revolucionin e flamingove. Në qendër të udhëtimit të ture do të jenë Sazani, Zvërneci, Gaza dhe modeli i zhvillimit turistik nga dy brigjet e Adriatikut, që ka në qendër të njëjtët personqzhe si  "Riviera Gaza" . 

Ata do të kenë disa aktivitete më 20 gusht deri sa të nisen me anije në mbrëmje drejt brigjeve shqiptare. Ja programi i plote....

 

ORA 11:00 – KONFERENCË PËR SHTYP

Bar Betty, Viale Regina Margherita 6, Brindisi

Në orën 11:00 është parashikuar konferenca për shtyp e Global Sumud Flotilla dhe organizatave që mbështesin misionin.

Në konferencë pritet të marrin pjesë Tony La Piccirella, Global Sumud Flotilla. Yazan Issa, Global Sumud Klara Osma, aktiviste shqiptare; Bobo Aprile, Komiteti i Brindisit kundër genocidit të popullit palestinez, kundër riarmatimit dhe për paqen; Cosimo Quaranta, nga i njëjti komitet.

Konferenca do të shërbejë për të prezantuar misionin drejt Shqipërisë, arsyet e solidaritetit me “Flamingo Revolution” dhe çështjet politike e mjedisore që organizatorët duan të vendosin në qendër të debatit. 

ORA 18:00 – “MUZIKË & FJALË”

Piazza San Teodoro d’Amasea, përpara Palazzo Montenegro

Në orën 18:00, aktiviteti do të zhvendoset në Piazza San Teodoro d’Amasea, ku do të zhvillohet një program me diskutime, dëshmi, muzikë dhe performanca artistike.

Në program janë njoftuar Prof. Luigi Cazzato, Rihab Charida, nga delegacioni grek i Global Sumud, Antonela Dedja, regjisore dhe aktiviste e diasporës shqiptare. Annatina Fanigliulo, ekonomiste.

Programi artistik do të përfshijë:

Giò Sada, Nick The Freak & Mr. Bogo y Los Amigos de la Suerte, Carlo Chicco, Fatmira Khan, Via Bovio, Rahma, Ugo Custodero dhe DJ Alberto Michele.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë pjesë të ditës si një moment takimi mes komuniteteve shqiptare, italiane dhe ndërkombëtare dhe si një aktivitet solidariteti përpara nisjes së flotiljes. 

ORA 22:00 – NISJA E ANIJEVE

Në orën 22:00, nga porti i Brindisit, pritet të nisen anijet e Global Sumud Flotilla drejt Shqipërisë, me destinacion Sazanin.

Sipas njoftimit të organizatorëve, kjo do të jetë pika kulmore e një dite të tërë aktivitetesh publike në Brindisi. 

Pas nisjes, aktivitetet në Brindisi do të vijojnë me muzikë dhe iniciativa solidariteti.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI