Flash

Ndodh sërish në Pustec/ Nuk respektohet himni shqiptar gjatë vizitës së Mickoskit

Lapsi.al 20 August 2026

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka vizituar sot Pustecin në një vizitë zyrtare të tij. Ai ka marrë pjesë në një festival që u zhvillua në këtë zonë. Megjithatë sipas gazetarëve që kanë ndjekur aktivitetin, nuk është respektuar protokolli shtetëror.

Sipas udhëzimeve, në raste të tilla duhet të ekzekutohet himni kombëtar i vendit përkatës ai shqiptar e më pas ai maqedonas, por kjo nuk ka ndodhur. 

Sipas korrespondentes së Top Channel himni shqiptar nuk është ekzekutuar duke u luajtur vetëm ai maqedonas. Sipas të njëjtave burime kjo është hera e dytë që ndodh.  

Është ende e pakuptimtë përse kryeministri maqedonas këmbëngul të mos respektojë himnin shqiptar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë aq më tepër kur pjesëmarrës është edhe kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski. Pranë tyre është edhe Edmond Themelko, ish- kryetari i kësaj bashkie dhe organizator i këtij eventi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI