Flash

Policia e Kosovës aksion në veri, sekuestrohet arsenal armësh

Lapsi.al 20 August 2026

Policia e Kosovës ka zhvilluar disa operacione në Zubin Potok, duke kontrolluar 48 lokacione dhe duke sekuestruar sasi të konsiderueshme armatimi.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se janë gjetur 72 armë, përfshirë dy mitralozë dhe 11 pushkë të gjata.

Në operacion janë sekuestruar edhe 4 mijë e 31 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe pjesë armësh.

Policia ka gjetur tyta, karikatorë, pajisje optike, magazina dhe pajisje të tjera ushtarake.

Sipas Hoxhës, janë sekuestruar edhe uniforma, çanta dhe këmisha të ushtrisë e policisë së Serbisë.

Në lokacione janë gjetur edhe 96 mijë e 100 euro dhe 5 mijë franga.

Deputeti Xhelal Sveçla tha se armatimi është gjetur në 12 lokacione dhe do t’i nënshtrohet analizave.

Ai tha se institucionet do të vazhdojnë punën për identifikimin e përgjegjësve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI