Flash

E rëndë në Vlorë/Plagoset pushuesi italian pas rrëzimit nga shkëmbi

Lapsi.al 20 August 2026

Një incident i rëndë ka ndodhur në dalje të tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një shtetas italian ka pësuar dëmtime të rënda pas rënies nga një lartësi shkëmbore.

Sipas të dhënave paraprake, turisti italian është rrëzuar nga shkëmbinjtë në zonën menjëherë sapo kalon tunelin.

Si pasojë e rënies nga lartësia, ai ka pësuar traumë të rëndë në kokë.

Ekipet e urgjencës mjekësore kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku është futur menjëherë në repartin e emergjencës në gjendje kritike nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

Të këshilluara

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI