Flash

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg Argys Kalasin, zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit

Lapsi.al 20 August 2026

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Argys Kalasin, 32-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan. 


Para gjykatës, Kalasi ka mohuar përfshirjen në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, ndërsa ka pretenduar se nuk ka lidhje me maskën e përdorur nga autorët gjatë ngjarjes.  
 
Sipas dëshmisë së tij, 32-vjeçari ka deklaruar: “Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween. Pasi festoja, i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat."  

Ndërkohë, i riu ka refuzuar të tregojë se kush ishte personi tjetër që dyshohet se mori pjesë në grabitjen e argjendarisë.

 
 
 
 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI