Flash

Shpërndanin drogë me një makinë në Mykono, arrestohen dy shqiptarë dhe sekuestrohen 65 mijë euro

Lapsi.al 20 August 2026

Autoritetet greke kanë arrestuar dy shqiptarë, pasi shpërndanin drogë me një makinë në Mykonos. Të arrestuarit janë Petrit Myzyri nga Berati dhe Daniel Dhamaj nga Vlora 37 dhe 44 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale për posedim, ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata e kishin fshehur lëndën narkotike në një makinë private të parkuar që e përdornin si “transportuese”.

Gjatë kontrollit në automjetet dhe banesat e tyre policia grekegjeti dhe sekuestruan 365.8 gramë MDMA të ndarë në 6 pako, 76.3 gramë kokainë rozë, e ndarë në 19 pako, 36.5 gramë kokainë të ndarë në 41 pako, 36 ilaçe tableta farmaceutike, pa recetë, 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të fituara nga trafikimi i drogës. Gjithashtu u gjetën edhe 3 telefona celularë, peshore precize, materiale paketimi. 
Të dy të arrestuarit po dërgohen në Zyrën e Prokurorit të Sirisë, ndërsa ky operacion është pjesë e veprimeve speciale të shërbimeve policore për të luftuar trafikun dhe shpërndarjen e drogës.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI