Flash

PDK bllokon hyrjen e godinës së qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

Lapsi.al 20 August 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vijuan edhe këtë të enjte protestën para Qeverisë, duke bllokuar hyrjet e godinës. Aksionit iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Vushtrria.
PDK kërkon thirrjen sa më shpejt të seancës konstituive të Kuvendit dhe zhbllokimin e procesit për ngritjen e institucioneve të reja.

Partia i ka kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, të caktojë datën e vazhdimit të saj. Ndërkohë, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po mbajnë të bllokuara institucionet. Edhe Aleanca ka kundërshtuar zvarritjen e procesit dhe ka kërkuar konstituimin sa më shpejt të Kuvendit. Ngërçi politik vijon, ndërsa Kuvendi ende nuk ka përfunduar procesin e konstituimit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI