Flash

Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin sallën

Lapsi.al 20 August 2026

Është braktisur nga këshilltarët e majtë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e cila ishte thirrur jashtë radhe për të diskutuar mbi Reformën Territoriale. Mbledhja zgjati rreth 20 minuta, ndërkohë që në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Maliq, për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Sipas burimeve thuhet se mbledhja ishte njoftuar të zhvillohej rreth orës 10:00, por për shkak të deklaratës së grupit të këshilltarëve të majtë, ku thanë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit, kryetari i Këshillit ka deklaruar mbylljen e mbledhjes. Kjo ka shkaktuar reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët. Salla u boshatis nga këshilltarët e majtë brenda disa sekondash, ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës vijon me deklaratat. Një i moshuar ndërkohë është futur brenda ambienteve të sallës me shkop në dorë, duke kundërshtuar mbylljen e mbledhjes dhe duke debatuar me kryetarin e Këshillit Bashkiak.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI