Flash

Zjarr në Milot, flakët afrohen pranë banesave

Lapsi.al 20 August 2026

Një vatër zjarri ka përfshirë masivin pyjor mbi qytetin e Milotit, në Bashkinë Kurbin, duke shkaktuar shqetësim për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Bimësia e dendur dhe terreni i vështirë po favorizojnë avancimin e zjarrit, ndërsa tymi dhe flakët janë afruar pranë zonave të banuara, duke rritur rrezikun për banorët dhe objektet që ndodhen në afërsi.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, të mbështetura nga zjarrfikësit e Lezhës dhe Kamzës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave. Forcat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

 
Sipas prefektit të Lezhës, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Malshi theksoi se terreni është tepër i vështirë, ndërsa prania e dendur e bimësisë po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit, veçanërisht në zonën pranë banesave.

 Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shmangur përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Të këshilluara

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI