Flash

Itali, shqiptari hedh makinën në det bashkë me gruan

Lapsi.al 20 August 2026

Momente paniku në portin e Cattolica-s në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar dyshohet se pas një konflikti të ashpër me bashkëshorten ka drejtuar makinën me shpejtësi drejt ujit, ndërsa gruaja ndodhej brenda. Të dy kanë mundur të dalin nga automjeti dhe janë shpëtuar nga persona që ndodheshin pranë portit. 
 
Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 16:00, në portin e Cattolica-s. Sipas mediave italiane, çifti ndodhej në një Volkswagen Golf kur, pas një debati të fortë, 45-vjeçari shqiptar, banues në San Giovanni in Marignano, drejtoi automjetin me shpejtësi drejt bregut dhe përfundoi në ujërat e portit.

Në momentin e përplasjes me ujin, dyert e automjetit u hapën dhe burri dhe gruaja arritën të dilnin nga kabina përpara se makina të fundosej. Disa persona që ndodheshin në zonë u hodhën në det dhe ndihmuan çiftin të dilte në breg.

 
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e urgjencës, zjarrfikësit, karabinierët dhe efektivët e Kapitenerisë së Portit. Gruaja, 40 vjeçe dhe me shtetësi italiane, u dërgua në spital në gjendje shoku, por nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Ndërkohë, 45-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes sapo mori ndihmën e parë, duke u arratisur mes shkëmbinjve. Ai është aktualisht në kërkim nga autoritetet italiane.

Sipas raportimeve, shqiptari ishte i njohur më parë për forcat e rendit. Vetëm një ditë para ngjarjes, ai ishte arrestuar pas një tjetër konflikti me bashkëshorten dhe akuzohej për rezistencë ndaj autoriteteve.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë nisur procedurat për nxjerrjen e automjetit nga ujërat e portit, ndërsa policia vijon kërkimet për 45-vjeçarin.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI