Flash

Situata jashtë kontrolli në Pukë, fillojnë evakuimet

Lapsi.al 20 August 2026

Zjarret në Pukë kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa situata më kritike paraqitet në fshatin Gojan i Madh. 

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrëfikësit në terren po punojnë për shuarjen e flakëve që rrezikojnë edhe banesat.

‘Si pasojë e situatës kritike të krijuar nga përhapja e zjarrit masiv në territorin e fshatit Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e banorëve, urdhërohet kryerja e evakuimit të menjëhershëm të banorëve të kësaj zone’, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nënkryetari i Bashkisë Pukë u shpreh se situata mbetet tejet problematike në fshatin Gojan i Madh.

Sipas tij, aty  është vatra më problematike, por problem është edhe në Gojan i Vogël, por që Ringaj thekson se po monitorohet nga njësitë tokësore, por edhe nga ajri.

‘Shpresojmë të mos kemi dëme në banesa dhe banorë. Janë marra masa për evakuimin e banorëve’, u shpreh ndër të tjera Ringaj. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI