Flash

LAJM I FUNDIT/ Situatë kritike nga zjarret në Pukë, evakuohen banorët

Lapsi.al 20 August 2026

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00 janë regjistruar 18 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 3 janë nën monitorim. 

Një nga vatrat kryesore aktive është ajo në Gojan – Gjegjan në Pukë. Mbetet vatra më problematike, për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve të zonës. Operacioni është mbështetur nga toka dhe ajri, përfshirë 40 efektivë të FA dhe 3 helikopterë.

Në Mal Milot të Kurbinit vijon ndërhyrja me 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot, 20 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Rreziku për banesat është eliminuar, ndërsa forcat vijojnë punën vënien nën kontroll të vatrës.

Në Malin e Dajtit pas një riaktivizimi, operacioni vijon me forca tokësore dhe 1 helikopter të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Gjon të Bulqizës vatra mbetet aktive dhe po ndiqet nga 5 zjarrfikës, 22 vullnetarë dhe 4 forca bashkiake, me fokus mbrojtjen e banesave pranë zonës së zjarrit.

Në Ballaxhiaj të Memaliajt falë ndërhyrjes së forcave operacionale, zjarri është vënë nën kontroll dhe aktualisht ndodhet larg banesave. Në operacion janë angazhuar mjete dhe efektivë zjarrfikës, forca policore dhe vullnetarë.

Pozitive paraqitet situata edhe në Qafë Helmes, ku zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe izoluar nga krahu i Selishtës, si dhe në Lufaj të Mirditës, ku vatra është vënë nën kontroll. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat dhe vijon monitorimi.

AKMC vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile.

Në operacionet në terren janë angazhuar 383 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

 

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI