Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Nga bekimi i Messit te flirtimi i vitit 2020, Barça rikthehet te Lautaro: “Gati 100 milionë euro”

Sirena spanjolle për Lautaro Martinez? Sipas asaj që raportohet në Spanjë dhe Argjentinë, Barcelona është gati të hidhet në sulm për kapitenin e Interit.

Lapsi.al 20 August 2026

Sirena spanjolle për Lautaro Martinez? Sipas asaj që raportohet në Spanjë dhe Argjentinë, Barcelona është gati të hidhet në sulm për kapitenin e Interit. Që blaugranat janë në kërkim të një sulmuesi nuk është diçka e re, ashtu siç nuk është e re as fakti se numri 10 i zikaltërve është prej kohësh një emër shumë i vlerësuar. Por le t’i marrim gjërat me radhë.

“100 milionë për El Toro”

Sipas asaj që raporton TNT Sport Argentina, pas “jo”-së kategorike të Atletico Madrid për Julian Alvarez, blaugranat do t’i kishin zhvendosur vëmendjen te kapiteni i Interit. “Nëse marrëveshja për Alvarez nuk zhbllokohet, ideja e Barcelonës do të ishte të ofronte 100 milionë për Lautaro Martinez”, janë fjalët e gazetarit sportiv Cristian Camiño. Një linjë e njëjtë ndiqet edhe në Spanjë, ku thuhet se “Toro” është një kërkesë e drejtpërdrejtë e Hansi Flick.

Kontakti në vitin 2020 

Në verën e vitit 2020, katalanasit ishin përpjekur ta çonin “El Toro” në Barcelonë për ta bërë pasardhësin e Luis Suarez. Për sulmuesin argjentinas kishte garantuar figura simbol e blaugranave: Leo Messi. “Pleshti” nuk e kishte fshehur kurrë vlerësimin dhe mirëkuptimin në fushë me Lautaron, të cilin do ta kishte parë me shumë dëshirë në vend të “Pistoleros”: “Lautaro është një sulmues mbresëlënës, mbi të gjitha sepse mendoj se është shumë i kompletuar: është i fortë, driblon mirë, shënon, di ta mbrojë topin…”, ishin fjalët e Leos. Edhe atëherë, megjithatë, mes Interit dhe Barcelonës nuk u arrit kurrë finalizimi i marrëveshjes: diferenca në vlerësimin e lojtarit të lindur në vitin 1997 ishte shumë e madhe.

Lautaro në qendër të projektit Inter 

Sot, gjashtë vjet më vonë, Lautaro është në qendër të projektit Inter: kapiten, një prej golashënuesve më të mirë në historinë e klubit, një element i pazëvendësueshëm për zikaltërit, të cilët e konsiderojnë të pashitshëm. Për këtë arsye, një transferim, aq më tepër 10 ditë para mbylljes së merkatos së verës, duket absolutisht i pamundur. Për t’i futur dyshime Interit do të nevojitej një ofertë krejtësisht jashtë tregut, si për zikaltërit (shumë përtej 100 milionëve për të cilat është folur), ashtu edhe për futbollistin. Edhe sepse vetë Lautaro, për momentin, nuk duket se dëshiron të ndryshojë ambient. “Shihemi të shtunën në San Siro”, ishte mesazhi në një prej postimeve të fundit të “Toros” në Instagram, i cili, për momentin, nuk duket i tunduar nga sirenat blaugrana.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33