Flash

Neurologu i famshëm gjerman analizon sëmundjen që pësoi Musiala: “Mund të jetë epilepsi me mungesa”

Specialisti, drejtues i Neurologjisë në Klinikën Universitare të Essenit, ka krijuar një ide për atë që ka ndodhur nga pamjet dhe kështu e ka lidhur gjithçka me një “epilepsi të mundshme me mungesa”.

Lapsi.al 19 August 2026

Jamal Musiala është përpjekur të qetësojë të gjithë pas shqetësimit të dytë që pësoi në fushë brenda pak ditësh. Të fikëtit e parë ndodhi gjatë ndeshjes miqësore kundër Leipzig, ndërsa i dyti menjëherë pas hyrjes së tij në fushë dhe pas një rasti për gol të humbur, në Heidenheim. Dy situata tepër të dukshme për të kaluar në plan të dytë, me vetë futbollistin që ka dhënë versionin e tij për atë që po i ndodh, duke iu referuar “episodeve të përkohshme dhe me kohëzgjatje të shkurtër”.

Musiala dhe humbja e ndjenjave e përsëritur në fushë, mosfunksionim neurologjik

As kontakte dhe as lidhje të dukshme me periudhën e gjatë të rikuperimit nga dëmtimi shumë i rëndë që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë sezonin e kaluar, përpara rikthimit jo të lehtë në fushë edhe në Botëror. Pas këtyre rrëzimeve të papritura në fushë, sipas yllit të kombëtares gjermane, mund të fshihet diçka që lidhet me një “mosfunksionim neurologjik”. Në praktikë, drita fiket për futbollistin, i cili në pak kohë dobësohet dhe nuk mund të luajë, madje as të qëndrojë në këmbë në fushë. Pas disa çastesh hutimi vjen rikuperimi, ndërsa pamjet që lidhen me të janë bërë virale në të gjithë botën.

Futbollisti flet për një situatë lehtësisht të trajtueshme

Futbollisti është dukur i qetë, duke theksuar se problemi është “lehtësisht i trajtueshëm”, por a është vërtet kështu? A ekziston një trajtim për këto lloj situatash, mjaft të pazakonta në pasojat e tyre për një sportist profesionist? Ajo që dukej si një ulje e zakonshme e tensionit, e lidhur edhe me temperaturat e larta, mund të jetë shndërruar në diçka tjetër, edhe pse Musiala nuk ka dhënë detaje. Ndërkohë, në Gjermani të gjithë pyesin se si do të evoluojë karriera e tij dhe nëse kjo lloj shqetësimi mund të ndikojë dhe në ç’mënyrë.

Mendimi i specialistit, çfarë është epilepsia me mungesa

Nuk mungojnë as opinionet e specialistëve të njohur, si ai i neurologut të famshëm, prof. Christoph Kleinschnitz, i cili ka folur për Bild. Specialisti, drejtues i Neurologjisë në Klinikën Universitare të Essenit, ka krijuar një ide për atë që ka ndodhur nga pamjet dhe kështu e ka lidhur gjithçka me një “epilepsi të mundshme me mungesa”. Bëhet fjalë për një krizë të vogël që shkakton një humbje të shkurtër të vetëdijes, madje edhe vetëm për disa sekonda. Zakonisht shfaqet në moshë shumë të re, por nuk përjashtohen as episode në moshë madhore, të cilat mund të zhduken me kalimin e viteve ose të trajtohen me medikamente specifike.

Prof. Kleinschnitz është shprehur: “Nga pikëpamja neurologjike, në varësi të rrethanave, mund të bëhet fjalë për një krizë epileptike. Mund të jetë e ashtuquajtura epilepsi me mungesa; simptomat, si humbja e përkohshme e kontaktit me realitetin, shkojnë në këtë drejtim. Megjithatë, për ta konfirmuar këtë, do të duhej të shiheshin të gjitha rezultatet e ekzaminimeve neurologjike. Është një gjendje që mund të trajtohet mirë, por do të kërkonte një terapi të vazhdueshme. Musiala gjithsesi mund të vazhdojë të luajë futboll”. Fakti që një profesionist i këtij kalibri është shprehur pa pasur në dispozicion të gjitha të dhënat mjekësore tregon shumë për bindjen e tij, bazuar edhe në fjalët e Jamal. Sigurisht, do të dimë më shumë në ditët në vijim, edhe sepse ndeshjet e para zyrtare janë tashmë shumë pranë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI