Flash

Kriza në Kosovë/ Thaçi dërgon porosi nga Haga: Uluni në tryezë!

Lapsi.al 20 August 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për emisionin "Debat Plus me Ermal Pandurin" në RTV Dukagjini para shpalljes së vendimit nga gjykata e Hagës. Thaçi ka bërë thirrje për një marrëveshje të gjerë politike ndërmjet mazhorancës dhe opozitës në Kosovë.

Intervista është realizuar me shkrim. Pyetjet (për situatën aktuale politike në Kosovë) i janë dërguar Thaçit më 9 mars 2026, ndërsa përgjigjet e tij janë finalizuar më 29 korrik, në orën 11:55.

Në kohën kur janë dërguar pyetjet drejt Hagës, në mars të këtij viti, Kosova ndodhej në një ngërç institucional, me krizën politike të lidhur edhe me zgjedhjen e presidentit dhe me vështirësitë për funksionalizimin e institucioneve.

Por, situata politike në Kosovë nuk ka marrë zgjidhje as disa muaj më vonë.

Tashmë jemi në gusht, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një situatë të ngjashme institucionale. Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur edhe zgjedhje, por partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Pikërisht në këtë kontekst, Thaçi në intervistën e tij në Debat Plus ka kërkuar që partitë politike, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, të ulen në një tryezë dhe të arrijnë pajtim për disa çështje strategjike.

Ai ka përmendur si prioritete sigurinë nacionale, reformat demokratike, reformën elektorale, politikën e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare dhe investimet në mbrojtje.

“Mendoj se politika kosovare, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta: sigurisë nacionale, reformave demokratike, reformës elektorale (zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli, si mundësi për evitimin e krizave institucionale), politikës së jashtme, marrëveshjeve ndërkombëtare, investimeve në mbrojtje, integrimit në NATO dhe BE, raporteve speciale me SHBA-në, pastaj me Shqipërinë dhe eventualisht dialogut me Serbinë, etj”, ka thënë Thaçi.

Kjo është intervista e fundit e Thaçit para shpalljes së aktgjykimit, ndërsa më 16 shtator, në orën 10:00, pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë. /Marrë nga Dukagjini.com

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI