Flash

Ruby Rose publikon mesazhet e Hayden Panettiere për nënën e saj para vdekjes

Lapsi.al 20 August 2026

Aktorja Ruby Rose ka publikuar disa mesazhe që, sipas saj, i kishte shkëmbyer me aktoren Hayden Panettiere pak para vdekjes së saj në moshën 36-vjeçare. Në mesazhe, Panettiere pretendohet se fliste për marrëdhënien e vështirë me nënën e saj, Lesley Vogel.

Rose, 40 vjeç, publikoi të mërkurën në Threads  foto, duke pretenduar se ato përmbanin mesazhe të dërguara nga Panettiere. Në to, aktorja fliste për dhimbjen që i shkaktonte sjellja e së ëmës.

Në një prej mesazheve, Hayden hprehej se do të dëshironte të realizonte një podcast apo një program televiziv ku të fliste për çështje personale dhe të kërkonte zgjidhje për to. Aktorja vijonte duke shprehur dhimbjen për mënyrën se si nëna e kishte trajtuar situatën.

“Po qaja për mizorinë e saj dje, duke menduar: Zot, jam 36 vjeç dhe ajo ende mund të më shkaktojë kaq shumë dhimbje.”

Postimi i Ruby Rose vjen pas deklaratave të diskutueshme të Lesley Vogel pas vdekjes së vajzës së saj. Në një intervistë për NBC News, Vogel foli për vdekjen e Panettiere dhe kritikoi ish-partnerin e saj, Brian Hickerson, duke thënë se vajza e saj kishte marrë “rrugën e gabuar”.

Deklaratat shkaktuan reagime të forta, ndërsa moderatorja e CBS, Gayle King, i kritikoi publikisht fjalët e nënës së Panettiere, duke i cilësuar ato si të dhimbshme.

Panettiere kishte folur edhe më herët për marrëdhënien e tensionuar me nënën e saj. Në maj, gjatë një interviste në podcastin “On Purpose” të Jay Shetty, aktorja tregoi se kishte ndërprerë marrëdhënien profesionale me të ëmën kur ishte vetëm 19 vjeçe.

“Unë thjesht doja që ajo të ishte nëna ime”, kishte treguar Panettiere. Ajo pretendoi se gjatë xhirimeve të serialit “Heroes” i kishte thënë nënës së saj se nuk dëshironte të punonin më bashkë, por vetëm të kishin një marrëdhënie nënë-bijë.

Panettiere ndërroi jetë të dielën në moshën 36-vjeçare. Sipas mjekut ligjor në Greenville, South Carolina, në trupin e saj nuk u gjetën shenja traume që mund të kishin shkaktuar vdekjen.

Shkaku dhe mënyra e vdekjes mbeten ende në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe analizave toksikologjike.

Aktorja, e njohur për rolet në “Heroes”, “Nashville” dhe “Bring It On: All or Nothing”, kishte folur publikisht gjatë viteve të fundit për problemet me alkoolin dhe opioidet, si dhe për marrëdhënien e saj të vështirë me të ëmën.

Ndërkohë, babai i saj, Alan “Skip” Panettiere, e kujtoi Hayden si “një dritë të jashtëzakonshme” që u kishte sjellë dashuri dhe gëzim të madh njerëzve që e njihnin.

Të këshilluara

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI