Flash

Trump pezulloi sulmet ndaj Iranit: Po i japim një shans diplomacisë, por koha po mbaron

Lapsi.al 28 July 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ka vendosur të pezullojë përkohësisht sulmet ushtarake amerikane ndaj Iranit për t’i dhënë një mundësi të re diplomacisë, por paralajmëroi se operacionet ushtarake mund të rifillojnë nëse negociatat nuk japin rezultat. Në një intervistë për Axios, Trump tha se Uashingtoni është i angazhuar në bisedime intensive me Teheranin, të cilat synojnë arritjen e një marrëveshjeje të re për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e negociatave mbi programin bërthamor iranian.

Sipas raportimeve, negociatat po zhvillohen kryesisht mes Iranit dhe Omanit, me pjesëmarrjen e Katarit, Pakistanit dhe Egjiptit, si edhe të dërguarve të posaçëm të presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

“Jemi në bisedime shumë të thella me Iranin. Nëse ato nuk funksionojnë, do t’i rikthehemi veprimeve shumë të forta ushtarake”, deklaroi Trump. I pyetur se sa kohë është i gatshëm t’i japë diplomacisë, presidenti amerikan u përgjigj shkurt: “Jo shumë. Ose do të ecë shpejt, ose nuk do të ecë fare.”

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI