
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me thikë në New York. Autorja e dyshuar është një grua 49-vjeçare, e cila sipas policisë sulmoi dy persona brenda pak sekondash. Fillimisht ajo goditi me thikë në bark një 68-vjeçar, teksa ai po dilte nga një stacion metroje dhe po priste të kalonte rrugën. Më pas, ajo sulmoi fatalisht një 32-vjeçare, duke e goditur gjithashtu në bark.
Pas sulmit, autorja u drejtua drejt një zone ku ndodhet një nënstacion i Departamentit të Policisë së New York-ut (NYPD). Efektivët e evidentuan gruan pasi ajo mbante thikën në drejtim të tyre. Policia tentoi fillimisht ta neutralizonte me armë elektrike, por ajo vijoi të afrohej drejt efektivëve. Një prej policëve hapi zjarr, duke e plagosur rëndë. Menjëherë pas të shtënave, efektivët i dhanë ndihmën e parë. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.