
Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku policia ka arrestuar katër persona, mes tyre dhe dy vëllezër. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Thoma Kalefi”, ku katër personat janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas me një 30-vjeçar.
Sapo është marrë njoftimi për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin dhe kanë shoqëruar katër personat e përfshirë në komisariat. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit, ndërsa policia po heton më shumë në lidhje me këtë