Flash

Prokuroria gjermane vë nën hetim një 105-vjeçar për krime në një kamp nazist

Lapsi.al 24 September 2026

Një 105-vjeçar është vënë nën hetim me dyshimin se është bashkëpunëtor në vrasje të shumëfishta në një kamp nazist të të burgosurve të luftës, thanë prokurorët gjermanë. Çështja, e cila po trajtohet nga zyra e prokurorit publik në Dortmund është përqendruar në kampin “Stalag 326 VI K” në Gjermaninë perëndimore, në atë që tani është shteti i North Rhine-Westphalia.

“I dyshuari 105-vjeçar mendohet të ketë qenë roje në kampin e të burgosurve të luftës “Stalag 326 VI K” në rajonin Senne të Gjermanisë perëndimore”, - thanë prokurorët në një deklaratë. Ai “akuzohet se është bashkëpunëtor në vrasje të shumëfishta për shkak të aktiviteteve të tij atje”, - thanë ata.

Kampi Senne strehoi midis 180 000 dhe 200 000 të burgosur lufte sovjetikë midis viteve 1941 dhe prillit 1945, kur u çlirua nga trupat amerikane.

Hetimi është rezultat i një përpjekjeje urgjente të minutës së fundit nga gjyqësori për të ndjekur penalisht pjesëmarrësit e dyshuar në makinën naziste vrasëse para se të vdisnin. Përpjekjet gjyqësore rrjedhin pjesërisht nga njohja se shumë nga të dyshuarit që i kanë shpëtuar ndjekjes penale në 8 dekada që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore me arsyetimin se ata konsideroheshin se kishin luajtur një rol të parëndësishëm, në fakt ishin pjesë integrale e zbatimit të qëllimeve vrasëse të regjimit të Hitlerit.

Precedenti u krijua nga çështja e John Demjanjuk, një ish-roje në kampin nazist të vdekjes Sobibór në Poloninë e pushtuar, i cili u dënua në vitin 2011 si bashkëpunëtor në vrasjet e më shumë se 28,000 hebrenjve që ndodhën gjatë kohës që ai punonte atje.

Prokurorët kishin kërkuar ekstradimin e Demjanjukut të lindur në Ukrainë nga shtëpia e tij në Ohio në Gjermani për vite me radhë, duke argumentuar se ai ishte bashkëpunëtor në krimet e kryera në Sobibór pavarësisht mungesës së provave se ai kishte vrarë drejtpërdrejt dikë.

Demjanjuk vdiq në moshën 91 vjeç në mars të vitit 2012, duke pritur apelin, por për shkak të moshës dhe brishtësisë së tij, ai nuk shkoi në burg.

Rasti Demjanjuk uli standardin për provën e bashkëfajësisë, duke hapur rrugën që 90-vjeçarë të tjerë dhe së fundmi 100-vjeçarë të dalin në gjyq. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI