
Me skafandër dhe dy armë në duar. Kështu është shfaqur autori i vrasjes së Artan Murtajt në Sarandë pak ditë më parë.
Pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë janë publikuar në lidhje me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Murtaj në Sarandë i njohur si "Tani i Ruzhdiut".
Në pamje shfaqet një person i maskuar, i veshur me skafandër. Ai e qëllon disa herë Murtajn, i cili fillimisht përpiqet të mbrohet dhe më pas largohet me vrap, por vrasësi e ndjek nga pas derisa sigurohet se vrasja është çuar deri në fund.
Pamjet po analizohen nga grupi hetimor, ndërsa vijojnë përpjekjet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
Myrtaj u qëllua për vdekje në Sarandë, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar. Autorët u larguan me motor pas atentatit. ©LAPSI.al