Flash

Deklarata për Gjykatën Speciale, Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën

Lapsi.al 25 September 2026

Kuvendi i Kosovës të hënën, më 28 shtator do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 11:00 teksa sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje.

Në rendin e ditës përfshihet edhe miratimi i një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026. Gjykata Speciale e Hagës mori vendimin duke dënuar me 81 vite gjithsej 4 ish-krerët e UÇK-së.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Formimi i komisioneve parlamentare.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka deklaruar se zgjedhje të reja në vend do të mbahen në rast se Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor. Kurti ndër të tjera u shpreh se zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për qeveri dhe jo për president. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI