
Reshjet e shiut nuk kanë ndalur protestën kundër qeverisë. Në ditën e 118-të të tubimit, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Gjatë marshimit janë dëgjuar disa prej sloganeve të përsëritura prej protestuesve, mes tyre “Ju erdhi fundi!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri!” dhe “Anuloni ligjet!”.
Pavarësisht motit të keq, qytetarët nuk janë larguar nga protesta dhe kanë vijuar lëvizjen në kryeqytet.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.