Flash

Lionel Richie thyen heshtjen pas incidentit gjatë koncertit

Lapsi.al 6 July 2026

 

Lionel Richie ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre, pasi një problem shëndetësor gjatë një koncerti e detyroi të anulonte disa nga performancat e planifikuara në turneun e tij.

77-vjeçari ndau në Instagram një seri fotografish nga koncertet e fundit, duke siguruar publikun se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

"Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë të mirë dhe gjithë dashurinë tuaj. Jam mirë dhe ju jam mirënjohës të gjithëve," shkroi Richie.

Ai shtoi se koncertet në Pittsburgh dhe Detroit ishin të paharrueshme, ndërsa u premtoi fansave se do të rikthehej në skenë në Toronto.

Pak ditë më parë, Lionel Richie u detyrua të shtynte koncertet në Chicago dhe Columbus, pasi u ndje i trullosur gjatë koncertit hapës të turneut në Minnesota.

Sipas mediave amerikane, artisti ndërpreu performancën gjatë interpretimit të hitit "Dancing on the Ceiling", u ul në skenë dhe më pas u tha fansave se nuk ndihej mirë.

"Kur ndihesh i trullosur, ulu menjëherë," bëri shaka ai para publikut.

Më pas Richie vazhdoi koncertin ulur në piano, ku interpretoi këngën "Three Times a Lady", por pak minuta më vonë u largua nga skena. Pas rreth 40 minutash pritjeje, organizatorët njoftuan anulimin e koncertit.

Mjekët i rekomanduan artistit të pushonte për t'u rikuperuar plotësisht. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Richie u ka siguruar fansave se është në gjendje të mirë dhe se mezi pret të rikthehet në skenë për koncertet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI