Flash

“Jam gangster, do të ta mbyll gojën me ngjitëse”, Protestuesi tregon si u dhunua nga polici

Lapsi.al 6 July 2026

Aktivisti Arbër Lleshi, në një lidhje direkte për programin e drekës, ka denoncuar dhuunën e ushtruar ndaj tij në protestën para Kuvendit dhe më pas në automjetin e policisë.
Ai tha se një person i veshur civil e dhunoi dhjetra herë dhe e kërcënoi se do t’ja mbyllte gojën me ngjitëse pasi ishte gangster. Lleshi tha se nuk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është ende në pritje për përgjigjen nga mjekësia ligjore, pais çështjen do ta ndjekë penalisht.

“Po pres ende për mjekësinë ligjore, prej 4 ditësh nuk më është ofruar asnjë ndihmë mjekësore.

Jam dhunuar nga persona të paidentifikuar brenda makinës së policisë. Dy persona me uniformë ishin ulur para dhe një civil pas, më ka dhunuar dhjetëra herë, Më tha jam gangster i gangsterave dhe do t’jua mbyll gojën me ngjitëse. Nuk ma kanë marrë parasysh denoncimin dhe s’kam marrë ndihmë mjekësore. 

Unë s’kam dhunuar askënd, s’ka asnjë filmim për këtë. Më kanë mbajtur 72 orë për kundërshtim, shkatërrim automjetesh, organizim tubimesh të paligjsjme, prokuroria i ka çuar akuzat në gjykatë.

Ai dialog ka qenë pyëtje nga ne se ku ndodeshin personat që ishin dhunaur barbarisht dhe më thanë që s’e kanë për detyrë ttë japin shpjegime, në një moment një nga efektivët mundohet të më tërheqi. Nuk më është thënë që isha i arrestuar, pas 5 metrash kuptova që donin të më shoqëronin, më shtrinë përdhe, më goditën me shkop gome dhe shkelma.

Vetëm sot kam mundur të vij te Mjekësia Ligjore, duhet ta ndjek penalisht këtë situatë, është e patolerueshme që nuk mu ofrua ndihma”, tha ai.

 

Të këshilluara

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI