
Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, ka folur për herë të parë publikisht për romancën e tij me Kim Kardashian, pas muajsh spekulimesh dhe refuzimesh për të komentuar jetën private.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me fansat përpara Çmimit të Madh të Britanisë, Hamilton u pyet nëse dukej më i lumtur këtë sezon për shkak të makinës së re apo "të dashurës së re".
Piloti i Ferrarit reagoi me humor ndaj pyetjes, duke buzëqeshur dhe duke thënë: "Kjo ishte pyetje e mirë", përpara se të fliste për sezonin me skuadrën italiane. Në fund të përgjigjes së tij ai shtoi me shaka: "Dhe sigurisht... Kim", duke shkaktuar të qeshura dhe reagime nga publiku.
All the English drivers on the main stage talking about driving tests and then George drops the girlfriend question again the Lewis ? pic.twitter.com/kMvogwtJpr
— Jenny K ♥️??️? AT SILVERSTONE 26 (@jennyk1977) July 2, 2026
Deklarata e Hamilton vjen pasi më herët ai kishte refuzuar vazhdimisht të komentonte zërat për lidhjen me yllin e reality show-t. Gjatë Super Bowl-it 2026 ai ishte shprehur qartë: "Është jeta ime private. Nuk do të flas për këtë."
Nga ana tjetër, edhe Kim Kardashian nuk e ka konfirmuar zyrtarisht marrëdhënien, por së fundmi publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqej duke shëtitur me biçikletë në New York në shoqërinë e Hamilton, çka u interpretua nga fansat si konfirmimi i parë publik i romancës së tyre.