Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Del DOSJA/ Izraeliti Roy Garin mashtroi 288 gjermanë për 26.1 mln € me Call Center

Lapsi.al 6 July 2026

Një nga emrat më të njohur të mashtrimit me bursat onlinë përmes Call-Centërave, izraeliti 43-vjeçar Roy Garin, ka humbur gjyqin në Gjykatën e Lartë Shqiptare, ku kishte kundërshtuar vendimin për ekstradimin e tij në Gjermani.

Garin, i njohur me disa emra si “Roy Garin”, “Mikael Finkle”, “Jean Merignac”, por dhe me emrin “Roy Garine”, është një prej personave më të kërkuar në Evropë, për shkak të mashtrimeve në miliona euro me bursat on - line.

Ai u kap në 4 shkurt 2025 në Tiranë, gjatë një aksioni “Blic” ku pjesëmarrës ishin dhe oficerë Gjermanë. Ndërsa bashkëpunëtorët e tij Shqiptarë, ende nuk janë arrestuar nga Policia e Shtetit.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se viktimat e tij më së shumti janë kryer në Gjermani, ku Drejtësia e këtij vendi ka mundur të faktojë 288 raste mashtrimi të qytetarëve Gjermanë, përmes më shumë se 33 platformave online, duke sjellë një dëm ekonomik prej 26 milion e 108 mijë Euro.

Por kjo shifër është vetëm maja e ajsbergut, pasi ekspertët e hetimit kibernetik që kanë trajtuar rastin, e vlerësojnë, Roy Garin, si një nga mashtruesit më të mëdhenj onlinë me bursat ekonomike të Call-Centërave.

Në 5 Maj 2026, treshja e gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, miratuan ekstradimin e 43-vjeçarit, Roy Garin, drejt Gjermanisë, pasi gjykata e Federale Bambergte, në muajin Shtator 2024, ka vendosur masën e “Arrestit në burg”, pasi ndaj tij prokuroria Gjermane, ka ngritur akuzën e “Mashtrimi në grup të organizuar kriminal”.

Garin dhe avokatët e tij mbrojtës u munduan të bindnin gjyqtarët se ekstradimi në Gjermani çonte shtetasin izraelit, direkt drejt një rreziku për trajtim çnjerëzor ose diskriminues të shtetasit, Roy Garine, në ambientet gjyqësore dhe penitenciare të Gjermanisë.

Kjo për shkak të prejardhjes se tij izraelite, pavarësisht se në momentin e arrestimin ai ishte i pajisur me një pasaportë, Kanadeze.

Ky pretendim, sipas avokatëve është bazuar në  raportin e “RIAS 2024”, ku dokumentohen mbi 8600 incidentet antisemite vetëm për gjysmën e parë të vitit, rritjes alarmante të sulmeve ndaj personave me identitet hebre pas konfliktit të tetorit 2023, diskrecionit të gjykatave gjermane për mosllogaritjen e paraburgimit të vuajtur jashtë vendit.

Por sipas Kolegjit të Gjykatës së Lartë Shqiptare ky është një një pretendim haptazi i pabazuar në ligj dhe prova.

Sipas dosjes hetimore të transferuar nga Gjermani në Shqipëri,të cilën gazetari Elton Qyno, ka mundur ta sigurojë, izraeliti Roy Garine, ka qenë aktiv të paktën gjatë periudhës që nga janari 2015 deri në tetor 2022, në të ashtuquajturën industri ndërkombëtare e tregtisë kibernetike.

Dyshohet se, që nga janari i vitit 2015, Roy Garine ishte anëtar udhëheqës i një grupi autorësh të përbërë nga dhjetëra persona, të cilët ishin bashkuar me vetëdije dhe qëllim për të kryer në mënyrë të vazhdueshme vepra mashtrimi sipas një mënyre të caktuar veprimi.

Përgjegjësia kryesore brenda grupit i përkiste veçanërisht të pandehurit Roy Garine dhe të bashkë të akuzuarit tjetër, Arthur Visokowski, të cilët ishin personat udhëheqës të grupit të paktën që nga viti 2015.

Në emër të Arthur Visokowski, janë hapur 3 kompani në Qipro si “SEA Monster Cyprus LTD”, “Flarotis Limited” dhe “Flarotis Limited”. Njëkohësisht në Angli ka të regjistruar kompaninë Firts Order LTD.

Ndërkohë në hierarkinë drejtuese me rol operacion bënin pjesë edhe personat ende të paidentifikuar me pseudonimet “Marina”, “Antoine” dhe “Irina”.

Ky grup autorësh veproi gjatë periudhave të ndryshme, pjesërisht në mënyrë paralele dhe pjesërisht suksesive në domene të ndryshme, ndër të tjera, platformat e mëposhtme të tregtimit, të cilat në përmbajtje ishin kryesisht identike, të paktën nën këto marka:

1.     International markets

2.     KeyMarkets

3.     Capital Holdings

4.     Capital Hall

5.     Share Founders

6.     Global Pro Trader

7.     Investingstate

8.     GCG International

9.     Market Pro Trade

10.   Online Marketshare

11.   Rocket Chart

12.   Trendingraphs

13.   Stock Global

14.   Brokerunity

15.   24xForex

16.   Indigo Capitals

17.   Luxtrade group

18.   Assetgates

19.   BitCapitals

20.   Navagates

21.   Interactivetrade

22.   GoCapitalFX

23.   Status Markets

24.   Grand Union etj.

Të dyshuarit nuk kishin në asnjë moment synim të investonin fondet e klientëve të rekrutuar dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte të krijonin një burim të ardhurash kriminale me një kohëzgjatje dhe përmasa të konsiderueshme.

Roy Garin, Arthur Visokowski si dhe personat me kodet “Marina”, “Antoine” dhe “Irina” ishin të vetëdijshëm që klientët e tyre nuk do t’i kishin paguar shumat përkatëse të parave nëse do ta kishin ditur se çfarë ndodhte në të vërtet me fondet e tyre dhe se shumat e tyre ishin të humbura prej tyre që në momentin e pagesës.

Ndërkohë gjatë sekuestrimit të provave,janë gjetur dokumente identifikimi që i përkisnin të akuzuarit Garine.

Në të dhënat e sekuestruara figurojnë lista me pseudonimet që ai përdorte dhe që e lidhnin drejtpërdrejtë me aktivitetin kriminal. Këto pseudonime janë “Michael FINKLE”, “MIKE” dhe “Jean MERIGNAC”.

Nga veprimtaria e paligjshme janë identifikuar të paktën 288 viktima të cilët kishin synuar të bënin investime në 33 nga platformat e sipërpërmendura, por në realitet kanë pësuar një dëm pasuror të përgjithshëm prej 26.107.648.82 Euro.

Tashmë pritet vetëm firma e ministrit të drejtësisë që, Roy Garinë, të përcillet me avion nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë, ku së bashku me Arthur Visokowski, do përballen me akuzën e “Mashtrimit në grup të organizuar kriminal”. /Marrë nga Syri.net

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI