Flash

E rëndë në Greqi, gruaja shqiptare ndërron jetë pas lindjes

Lapsi.al 6 July 2026

Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi.

Viktima është Vjosana Mana, e cila iu nënshtrua një lindjeje të planifikuar me operacion cezarian. Sipas bashkëshortit të saj, Eneo Rushita, fillimisht gjithçka dukej se kishte shkuar normalisht dhe ai mori në krah foshnjën menjëherë pas lindjes.

Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, Rushita tregoi se më vonë u informua se bashkëshortja kishte pësuar një hemorragji të brendshme. Ai pretendon se mjekët e futën Vjosanën në një ndërhyrje të dytë kirurgjikale dhe i hoqën mitrën, pa e njoftuar paraprakisht për këtë vendim.

Sipas tij, stafi mjekësor e kishte siguruar vazhdimisht se gjendja e saj ishte nën kontroll. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes 35-vjeçarja humbi jetën. Rushita deklaron se më pas është informuar se mushkëritë e saj ishin mbushur me lëngje, ndërsa rezultatet e analizave ende nuk janë bërë publike.

“Vjosana kishte planifikuar një lindje cezariane. Unë kërkoj hetime sepse kishim lindje të planifikuar më datë 24 qershor. Çdo gjë dukej normale në fillim, ma sollën foshnjën dhe më thanë që kishte një hemorragji të brendshme, dhe çdo gjë ishte në kontroll. Në orën 3 pasdite takoj doktorin dhe më thotë që kishin futur në operacion të dytë dhe i kishin hequr mitrën, pa më kontaktuar. Pas lindjes më thanë që e kishin operuar përsëri dhe duhet t’i hiqnin mitrën pasi kishte pësuar hemorragji. Fillimisht më thoshin që nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Të nesërmen në mëngjes ndërroi jetë, mushkëria ishte mbushur me ujë. Presim analizat, nuk kanë dalë ende. Nga autoritetet nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, u shpreh bashkëshorti i 35-vjeçares, Eneo Rushita.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI