Flash

Salianji: Deputetët e PD që dalin në protestë duan largimin e Berishës

Lapsi.al 6 July 2026

Në një intervistë për Report Tv, ish deputeti i PD, Ervin Salianji e ka quajtur Sali Berishën patericë të kryeministrit Edi Rama. Salianji tha se Berisha është pengesa për rrëzimin e qeverisë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse në protestë ka thirrje kundër tij.

 
“Berisha e ka kthyer partinë në një biznes për interes personal, ka bllokuar shpresën për ndryshim. Prandaj kjo protestë e ka reagimin edhe ndaj PD. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Ramën. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe me energji, qytetarë që një pjesë s’kanë qenë votues të PD, janë frymëzuar edhe për të larguar Berishën si pengesë, për të sjellë ndryshimin”, tha ai.

 
Sipas Salianjit, nëse Berisha, siç thotë, i mbështet kërkesat e protestuesve, atëherë duhet të japë dorëheqjen sepse edhe kjo është një prej kërkesave të qytetarëve.

“Ky paradite shan protestuesit, pasdite thotë jam me kërkesat e tyre. Jep dorëheqjen, nëse je me ata”, tha Salianji.

Edhe pjesëmarrjen e deputetëve demokratë në protestë, Salianji e sheh si një mënyrë të tyre për t’i kërkuar Berishës dorëheqjen dhe hapjen e garës për një drejtues të ri në krye të demokratëve.

“Demokratët që dalin në shesh, janë demokratë që bashkohen me thirrjet për largimin e Berishës. Edhe deputetët që shkojnë atje, nuk ia thonë drejtpërdrejtë largohu, por ia thonë në mënyrë të tërthortë, duke marrë pjesë në protestë”, vijoi ai.

Duke komentuar zgjedhjen e Kryesisë së re të PD-së, Salianji thotë se gara ishte e paracaktuar dhe se Berisha shpalli fitues ata që i bëjnë më shumë like, duke lënë jashtë kontributorë të partisë.

“Ka zgjedhur në kryesi grupin që i bëjnë me shumë like në rrjete. Ata njerëz i njohin vetëm rrjetet e Berishës. kryesia e uzurpatorit, ka një veçori që më konfirmon narrativën, që urren fituesit. Më e votuara Dhurata Çupi në Këshill Kombëtar, nuk e futën fare në garë. Fidel Kreka mori 7 mijë vota në garë për deputet në Korçë, e nxorën me pak vota. Ku ka garë aty! Ndoja mori 9 mijë vota në Durrës, nuk fitoi. Ka qenë e paracaktuar dhe ka goditur fituesit. Shkodra nuk ka përfaqësim, Korça nuk ka përfaqësim. Ata që marrin votat te qytetarët goditen aty”, tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI