Flash

Miratohet paketa e Ramës për të shtypur protesën, të gjitha penalitetet për pjesëmarrje në tubime

Lapsi.al 2026-10-28 18:51:49

Miratohet paketa e Ramës për të shtypur protesën, të

Qeveria ka miratuar paketën e re ligjore "anti-protestë", që u prezantua të dielën. Sipas aktit normativ, drejtuesi i policisë vendore, me miratimin e prefektit, mund të ndalojë ose kufizojë tubimet pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore për një periudhë deri në 72 orë, kur ekziston rrezik real dhe i afërt për dhunë ose dëmtime të rënda të pronës. Vendimi duhet të jetë i arsyetuar dhe mund të ankimohet në gjykatën administrative.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu mundësinë që policia të urdhërojë largimin e një personi nga zonat e mbrojtura për një periudhë deri në 48 orë, në rastet kur ai ushtron dhunë, kërcënon persona, dëmton pronën ose pengon me dhunë aksesin në këto zona. Një tjetër dispozitë lidhet me thirrjet për dhunë në rrjetet sociale, përmes postës elektronike apo telefonit gjatë organizimit të tubimeve.

Policia mund tu kërkojë personave përgjegjës fshirjen e përmbajtjeve dhe mos përsëritjen e veprimeve, ndërsa në rast moszbatimi parashikohen masa sipas legjislacionit në fuqi. Akti parashikon edhe regjistrimin audiovizual të paralajmërimeve për shpërndarjen e tubimeve, si dhe të akteve të dhunës ndaj personave apo dëmtimeve të pronës.

Për shkelje të ndryshme, përfshirë pjesëmarrjen në tubime të ndaluara, mosbindjen ndaj urdhrave të policisë dhe moszbatimin e urdhrave për largim nga zonat e mbrojtura, gjobat mund të arrijnë deri në 100 mijë lekë. Për mosbindjen ndaj urdhrit të shpërndarjes në rastet e përcaktuara nga ligji, kur personi ka identitet të fshehur, gjoba mund të shkojë deri në 500 mijë lekë. Ndërsa për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve, kur veprimi nuk përbën vepër penale, parashikohet gjobë prej 5 mijë lekësh për çdo ditë bllokimi, për çdo person që merr pjesë.

A K T  N O R M A T I V

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8773, DATË 23.4.2001, “PËR TUBIMET”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.8773, datë 23.4.2001, “Për tubimet”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 12 shtohen nenet 12/1 e 12/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 12/1

Kufizimet e përkohshme rreth objekteve të përcaktuara

1. Kur ka rrezik real, serioz e të afërt, të bazuar në fakte konkrete, për dhunë ndaj personave ose për dëmtime të rënda të pronës, drejtuesi i drejtorisë vendore të policisë, me miratimin e prefektit, mund të ndalojë ose të kufizojë tubimet në një perimetër të përcaktuar rreth institucioneve arsimore, shëndetësore ose shtetërore, për një periudhë jo më të gjatë se 72 orë.

2. Vendimi përcakton saktësisht perimetrin, kohëzgjatjen dhe arsyet, publikohet menjëherë në mënyrë të aksesueshme dhe zbatohet vetëm pas publikimit. Ai mund të rinovohet vetëm një herë, me vendim të ri të arsyetuar.

3. Çdo person i interesuar mund ta ankimojë vendimin në gjykatën administrative, e cila vendos brenda 48 orëve. Ankimi nuk e pezullon zbatimin, përveç kur gjykata vendos ndryshe.

4. Kufizimi nuk mund të përfshijë të gjithë territorin e një njësie të vetëqeverisjes vendore dhe nuk zbatohet ndaj të miturve të shoqëruar nga prindi, kujdestari ligjor ose një i rritur përgjegjës, kur ata kalojnë nëpër perimetrin e përcaktuar për të shkuar ose për t’u kthyer nga shkolla, vendbanimi, institucioni shëndetësor, institucioni i përkujdesjes sociale ose një veprimtari edukative, kulturore apo sportive.

5. Ky nen nuk cenon kompetencën e drejtuesit të komisariatit të policisë për ndalimin ose kufizimin e një tubimi të caktuar, sipas nenit 8, të këtij ligji.

Neni 12/2

Urdhri i largimit nga zonat e mbrojtura

1. Në kuptim të këtij ligji, zona të mbrojtura janë:

a) stacionet, terminalet dhe mjetet e transportit publik, portet dhe aeroportet;

b) perimetri rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të trashëgimisë kulturore;

c) zonat e tjera të përcaktuara me vendim të këshillit bashkiak të botuar dhe të shënuara në terren, kur atje janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.

2. Punonjësi i Policisë së Shtetit mund të urdhërojë një person të largohet nga një zonë e mbrojtur për një periudhë jo më të gjatë se 48 orë, kur personi, me sjelljen e tij konkrete, kanos, ngacmon në mënyrë të përsëritur ose ushtron dhunë ndaj personave, dëmton pronën ose pengon me dhunë aksesin dhe përdorimin e zonës.

3. Urdhri jepet me shkrim, përmban faktet konkrete dhe arsyet, mbi të cilat mbështetet, përcakton zonën, nga e cila personi duhet të largohet, dhe kohëzgjatjen e masës, si dhe i njoftohet personit, të cilit i dorëzohet një kopje. Ai nuk zbatohet për vendbanimin, vendin e punës, institucionin arsimor, institucionin shëndetësor, ku personi trajtohet, dhe zyrën e avokatit.

4. Urdhri nuk mund të jepet për shkak të pjesëmarrjes në një tubim paqësor, për shkak të karakteristikave personale të personit, statusit social, kombësisë ose pamjes së tij, apo vetëm për shkak të precedentëve penalë.”.

Neni 2

Pas nenit 19 shtohet neni 19/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 19/1

Thirrjet për dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale gjatë organizimit dhe zhvillimit të tubimeve

1. Kur, nëpërmjet rrjeteve sociale, postës elektronike dhe/ose komunikimeve telefonike, përcillen, publikohen ose shpërndahen mesazhe, që përmbajnë thirrje për dhunë, në kuadër të organizimit ose zhvillimit të një tubimi, Policia e Shtetit, pasi identifikon llogarinë, adresën elektronike dhe/ose numrin e telefonit, nëpërmjet të cilit është kryer komunikimi, i dërgon mbajtësit të llogarisë, adresës elektronike ose numrit të telefonit, një njoftim nëpërmjet të njëjtit kanal komunikimi, me anë të të cilit i kërkon fshirjen e përmbajtjes, si dhe mospërsëritjen e veprimeve të tilla, duke e vënë në dijeni se ato përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi.

2. Në njoftimin e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, Policia e Shtetit i ofron personit mundësinë për të përfituar mbështetje psikologjike apo trajtime të tjera të specializuara, kur vlerësohet se ka nevojë për to.

3. Në rast se përmbajtja nuk fshihet ose veprimet e parashikuara në  pikën 1, të këtij neni, përsëriten, Policia e Shtetit ndërmerr masat përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”.

Neni 3

Pas pikës 2, të nenit 21, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Përjashtimisht, Policia e Shtetit regjistron me mjete audiovizuale paralajmërimet për shpërndarjen e tubimit dhe aktet e dhunës ndaj personave ose dëmtimet e pronës gjatë tubimit, sipas ligjit për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga dhuna dhe dëmtimet e pronës gjatë tubimeve në hapësirën publike. Regjistrimet ruhen e përpunohen sipas atij ligji dhe ligjit nr.124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”.

Neni 4

Në nenin 24 bëhen këto ndryshime:

1. Në shkronjat “a” dhe “b”, fjalët “… nga 1000 deri në 10 000 lekë …” zëvendësohen me “… nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë …”.

2. Në shkronjën “c”, pas fjalëve “… me gjobë …” shtohen “… në masën nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë …”.

3. Në shkronjën “ç”, pas fjalëve “… me gjobë …” shtohen “… në masën nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë …”.

Neni 5

Pas nenit 24 shtohet neni 24/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 24/1

Kundërvajtjet administrative

1. Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë:

a) Pjesëmarrja në një tubim të ndaluar, në kundërshtim me nenet 8 dhe 12/1, të këtij ligji, dënohet më gjobë në masën nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;

b) Mosbindja ndaj urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, të dhënë në përputhje me shkronjat “a” dhe “c”, të nenit 9, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;

c) Mosbindja ndaj urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, të dhënë në përputhje me shkronjën “b”, të nenit 9, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë;

ç) Disobedience to the police order to interrupt and disperse the gathering, issued in accordance with letter “b” of Article 9 of this law, and in cases where the person against whom the dispersal order has been issued has a hidden identity, shall be punished by a fine of 50,000 (fifty thousand) to 500,000 (five hundred thousand) lekë;

d) Failure to comply with the order to leave the protected area, issued in accordance with Article 12/2 of this law, is punishable by a fine of 10,000 (ten thousand) to 100,000 (one hundred thousand) lekë;

dh) Concealing identity in violation of Article 19 of this law shall be punishable by a fine of 10,000 (ten thousand) to 100,000 (one hundred thousand) lek. The sanction provided for in this letter shall not apply when the covering of the face is justified by a legitimate reason, including health or religious reasons, as well as the exercise of a professional activity, including journalism and the media, the provision of medical assistance or the observation of a gathering;

e) The use of uniforms, signs or symbols, in violation of Article 20 of this law, is punishable by a fine ranging from 50,000 (fifty thousand) to 100,000 (one hundred thousand) lekë;

ë) Disobedience to calls to leave, according to Article 23 of this law, is punishable by a fine ranging from 10,000 (ten thousand) to 100,000 (one hundred thousand) lek.

2. Blocking of highways or road axes during a rally, resulting in the obstruction of the circulation of means of transport, when the action does not constitute a criminal offense, constitutes an administrative offense and is punishable by a fine of 5,000 (five thousand) lek for each day of blockage, for each natural person (individual) participating in the blockage, regardless of the duration of the blockage during that day.

3. Fines are imposed by the State Police, in accordance with Law No. 10279, dated 20.5.2010, “On Administrative Offenses”, as amended.”.

Article 6

Entry into force

This normative act enters into force immediately and is published in the "Official Gazette".

PRIME

EDI RAMA

Të këshilluara

Murder of Arlinda Zekaj, protest in Kosovo

The Collective for Feminist Thought and Action has organized a protest in Pristina against violence and the murder of women, following the murder of Arlinda Ze...

17:34

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI