To understand the mission and historical potential of the Flamingo Revolution, we must first understand the common denominator of its many causes, the crisis of representation. High levels of corruption, the arrogance of power and the state towards citizens, the lack of democracy within and outside the parties, the exclusionary development model, the capture of the state and the economy by a handful of oligarchs, the pathologies of the education and health systems, all stem from this crisis.
Our political system no longer represents but rules the citizen. Today, Albanian citizens face a political system and a government that does not listen to them but subjugates them, ignores them or transforms them into political clients who have obligations and not rights in front of the government, which they must vote for in exchange for personal favors that it gives them.
Our political institutions, whether central or local government, whether presidency, parliament, or political parties, no longer serve as channels of communication with citizens, but as instruments for the hostage-taking of society by the political class and power. In short, we have already built a political system that strips the citizen of human dignity by transforming him into a political client who benefits from favors in exchange for rights and dignity.
The mechanism that has produced and keeps alive the crisis of representation is the personalization and privatization of public power. The reason why our political system today, the parties, the parliament, the government, or local government, no longer represent society is because they represent the will of the president and not the citizen.
It is the deep contradiction between the interests of the mayor and the concerns of society that explains the government's deafness to social protest and the inability of the political opposition to represent it.
Prime Minister Rama is incapable of listening to and fulfilling the demands of the protest because they require the establishment of democratic standards that infringe on his power. The minimum democratic standard that a prime minister must resign when his government at all the highest levels is completely immersed in deep corruption scandals limits and depersonalizes Mr. Rama's power, and therefore cannot be fulfilled.
Likewise, the Berisha opposition's inability to denounce the donation of our only island, Sazan, or the urban massacre being planned in Zvërnec by the Trump family was entirely a product of the mayor and the Berisha family's anxieties about removing the non-grata. That's why they were ready to sacrifice Sazan and Zvërnec to please Trump.
Në këtë kontekst sfida dhe misioni historik i Frontit të Flamingove është ri-demokratizimi dhe ri-themelimi i politikës shqiptare. Është një mision në pamje të parë paradoksal për një lëvizje që është thellësisht anti-politike. Ama refuzimi i klasës së vjetër politike nga flamingot nuk nënkupton, dhe nuk duhet të nënkuptojë, refuzimin e politikës si proces përfaqësimi, përballjesh mes idesh, interesash dhe ideologjish.
Ajo që Revolucioni i Flamingove refuzon, dhe duhet të refuzojë, është personalizimi dhe privatizimi i politikës që nënkupton vdekjen e saj si një aktivitet publik. Sot në Shqipëri kemi klientelizëm por jo politikë. Kemi një administratë dhe ekonomi që buron nga klientelizmi politik por jo nga ndonjë program politik, qoftë ky i majtë, i djathë apo i qendrës.
Programi real politik i partive tradicionale sot përmblidhet tek interesat e kryetarit. Pikërisht për këtë arësye debatet tona politke janë krejt të personalizuara ndërkohë që politikanët tanë tradicional janë kamaleonë politik dhe ideologjik në funksion të interesit dhe ambicies së tyre personale.
Rama dje thoshte se Donald Trump është turpi më i madh i qytetërimit perëndimor. Sot që Trump ka ardhur në pushtet dhe ka dhunuar të gjitha normat e demokracisë Amerikane dhe po i vë flakën botës, Rama është bërë trampist i flaktë dhe denoncon fantazma politike si Antifa me gjuhën e Trump-it.
Ashtu sikurse Berisha “nacionalist”, nga njëra anë denoncon anti-shqiptarizmin, albanofobinë dhe oligarkët e Ramës, dhe nga ana tjetër futet në shtrat me Belerin dhe politikën pro-serbe të Trump në Ballkan dhe mbështet projekte si Greencoast, Sazani dhe Zvërneci ku ndërtojnë oligarkët e Ramës nga Zamiri te Kastrati. Zero koherencë politike sepse gjithçka është në funksion të hallit të kryetarit.
Ndaj në këtë aspekt misioni i Frontit të Flamingove duhet të jetë rithemelimi i politikës shqiptare si proces përfaqësimi dhe trajtimi i interesave, shqetësimeve dhe kontradikatve të shoqërisë dhe jo të kryetarit. Kjo mund të arrihet me një organizim dhe program politik që synon demokratizmin e politikës, ekonomisë dhe shtetit shqiptar në përgjithësi.
Pikërisht për këtë arësye organizimi i protestës sociale duhet të mësojë nga, por jo të kopjojë, strukturat tradicionale partiake me kryetar në krye. Fatkeqësisht të gjitha këto struktura, qoftë PD-ja dhe PS-ja në Shqipëri, dhe mesa duket shumë trishtimisht edhe Vetvendosja në Kosovë, prodhojnë lider të përjetëshëm dhe të pazëvendësueshëm që e personalizojnë dhe privatizojnë organizatën politike, çka eventualisht zëvendëson përfaqësimin e shoqërisë me përfaqësimin e kryetarit.
Për të eleminuar këtë tendencë Fronti i Flamingove duhet të organizohet me kryesi por pa kryetar. Vetë kryesia dhe forumet drejtuese nga ana tjetër duhet të jenë rotative që mos të kapen apo kalcifikohen. Natyrisht që ky mekanizëm të funksionojë është i rëndësishëm krijimi i forumeve presenciale apo virtuale të hapura dhe me pjesmarrje të gjerë që furnizojnë me personel dhe ide por edhe mbikëqyrin institucione si kryesia. Bëhet fjalë për krijimin e një strukture që arrin të balancojë dy tendenca kontradiktore; efikasitetin organizativ, që çon dejt përqendrimit të pushtetit, dhe demokracinë, që nënkupton decentralizimin e tij.
Për konsolidimin e një strukture të tillë duhet një program i qartë politik që syon ri-demokratizimin e vendit, që nga politika dhe shteti deri tek ekonomia dhe shoqëria. Natyrisht që një program i tillë duhet të përcaktohet dhe aprovohet nga vetë Fronti i Flamingove, ndaj ajo që sugjeroj më poshtë janë disa parime, politika dhe ide që synojnë fillimin dhe jo fundin e debatit mbi parimet dhe programin politik të Revolucionit të Flamingove.
Për mendimin tim thelbi i programit politik të flamingove duhej të ishte demokratizimi i Shqipërisë, jo vetëm i sistemit politik, por edhe i shtetit, ekonomisë dhe për pasojë i kulturës sonë politike. Me demokratizim nënkuptoj ngritjen e një sistemi politik dhe ekonomik që përfaqëson dhe i përgjigjet shqetësimeve dhe interesave të shoqërisë dhe jo të kryetarit apo të një grupi oligarkësh rreth tij që e kanë kapur politik-bërjen, shtetin dhe ekonominë tonë.
Demokratizimi i sistemit politik: Për një sistem politik që përfaqëson qytetarin dhe jo kryetarin:
Demokratizimi i partive politike arrihet duke nxjerrë proceset zgjedhore jashtë partive politike. Proceset zgjedhore brenda partive nuk mund dhe nuk duhet të administrohen nga kryetarët apo zarët e tyre, por nga institucione zgjedhore shtetërore si KQZ-ja. Renditja e kandidatëve për deputet, për shembull, nuk duhet bërë nga kryetari por me një proces të hapur zgjedhor për të gjithë qytetarët, jo vetëm për antarët e partisë, që menaxhohet nga KQZ-ja. Ky proces, që funksionon në vende si Kolumbia ku quhet Konsulta Partiake, bëhet në të njëjtën ditë për të gjitha partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhje dhe i lejon qytetarët të votojnë për kandidatët e vetëm një partie apo grupimi politik. Është kjo votë që përcakton renditjen e kandidatëve në listë në zgjedhje, dhe jo vullneti i kryetarit. Është një sistem i ngjashëm me primaret në SHBA por që administrohet nga shteti dhe jo nga partitë.
Reformimi i sistemit zgjedhor dhe i kodit elektoral arrihet duke eleminuar diskriminimin e partive të vogla që përballen me një prag më të lartë elektoral për tu futur në parlament se partitë e mëdha. Një opcion do ishte një listë kombëtare e mbyllur, ku renditja e kandidatëve përcaktohet me votë nga konsulta e hapur partiake dhe jo nga kryetarët e partive. Konsulta e hapur partiake eleminon nevojën e hapjes së listës.
Hapja e listës së mbyllur për zgjedhjen e antarëve të këshillit bashkiak në mënyrë që këshilli bashkiak të përfaqësojë qytetarët dhe jo kryetarët dhe partitë e tyre.
Administrimi i procesit zgjedhor jo nga partitë por nga shteti dhe shoqëria. Antarët e komisioneve zgjedhore mund të zgjidhen me short mes qytetarëve. Çdo qytetar që i takon kjo detyrë kalon nëpër një proces të shkurtër trajnimi paraprak dhe më pas bëhet pjesë e komisionit zgjedhor ku është përcaktuar me short.
Demokratizimi i shtetit dhe pushtetit
Rikthimi i te Kushtetuta e 2008 për zgjedhjen e presidentit, ose kalimi tek zgjedhja e presidentit me votën qytetare, në mënyrë që të forcohet institucioni i presidencës si balancë ndaj pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Sot nuk kemi president, thjesht kemi një Bajram.
Decentralizimi i pushtetit vendor sipas parimit të subsidiaritetit (qeverisja sa më afër qytetarit). Qeverisja Rama gradualisht ia ka marrë të gjitha kompetencat pushtetit vendor duke e larguar qeverisjen nga qytetari. Shërbime si arësimi, shëndetësia, uji dhe energjia duhet të menaxhohen nga pushteti vendor, ashtu sikurse edhe vendimet për planifikimin urban.
Një administratë publike meritokratike dhe jo klienteliste. Futja dhe promovimi në administratën publike duhet bërë me provime dhe jo me rekomandime dhe klientelizëm siç ndodh sot.
Demokratizimi i ekonomisë: Një model zhvillimi përfshirës dhe jo përjashtues
Nga turizimi elitar që favorizon oligarkët tek turizimi komunitar që favorizon komunitetet lokale dhe qytetarët e thjeshtë. Bregdeti dhe asetet natyrore që në shekuj i kanë përkitur komuniteteve lokale, si plazhe, kullota apo toka nuk mund tu jepen “investitorëve strategjik” duke injoruar të drejtat, pronësinë dhe interesat e komunitetit lokal. Prioritet në zhvillimin e turizmit tonë duhet të jetë modeli autentik, përfshirës dhe i qëndrueshëm i Thethit dhe jo modeli përjashtues dhe pastrues parash i Dubait.
Diversifikimi i ekonomisë përtej turizmit dhe sektorit të ndërtimit tek bujqësia dhe stimulimi i agroindustrisë për të garantuar edhe pavarësinë ushqimore. Bujqësia, blegtoria dhe agro-industria shqiptare duhet të jetë e aftë të ushqejë Shqipërinë dhe turistët e saj.
Politika sociale dhe ekonomike për fshatin. Zvërneci na tregoi se sot kërkohen më pak letra për të filluar ndërtimin e një rezorti turistik elitar në zona të mbrojtura në bregdet se një shtëpi në fshat në tokën tënde. Stimulimi i bujqësisë dhe ekonomisë agro nënkupton edhe politika që lehtësojnë strehimin dhe jetesën në fshat.
De-monopolizimi dhe de-oligarkizimi i ekonomisë nëpërmjet konkurrencës në treg.
Sot grupe të fuqishme ekonomike, siç është Grupi Kastrati, jo vetëm kontrollojnë tregun e karburanteve, por edhe politikbërjen në fushat ku ata kanë interes siç janë hidrokarburet. Tentakulat e grupeve të tilla shtrihen në të gjithë administratën shtetërore. Përballja me to nënkupton de-monopolizimin e ekonomisë nëpërmjet konkurrencës në treg dhe çlirimit të shtetit dhe administratës publike nga kapja prej tyre.
Pavarësia energjitike dhe shtetëzimi i aseteve strategjike. Një tjetër mënyrë për të de-oligarkizuar ekonominë është nëpërmjet shtetëzimit dhe fuqizimit të industrive shtetërore dhe aseteve strategjike sic janë nafta dhe industria e naftës apo portet. Nafta është një pasuri strategjike kombëtare që duhet të mbetet pasuri publike dhe jo të privatizohet në mënyrë që Shqipëria të garantojë pavarësinë energjitike në një treg global gjithnjë e më të paqëndrueshëm. Mungesa e një kompanie efikase shtetërore të naftës dhe e një industrie të përpunimit të naftës në vend është edhe produkt i interesave të grupeve ekonomike pranë qeverisë që kontrollojnë importin e naftës nga jashtë.
Investimi i buxhetit të shtetit me konkurrencë të nderëshme. Skandali Balluku tregoi se buxheti i shtetit tonë nuk investohet me konkurrencë por me gisht. Politikat e investitorit strategjik dhe të koncesioneve në qeverinë Rama e kanë eleminuar gjithnjë e më tepër garën në përfitimin e aseteve dhe fondeve nga buxheti shtetëror. Mungesae konkurrencës së lirë dhe të nderëshme në shpërndarjen e buxhetit shtetëror prodhon jo vetëm korrupsion por edhe një sistem ekonomik më pak produktiv dhe konkurrues.
Demokratizimi i mediave. Për media që pasqyrijnë shqetësimet e qytetarit dhe jo të pronarit
Ndarja e pronësisë mediatike nga pronësia të tjera biznesi. Thelbi i deformimit mediatik qëndron tek fakti se media jonë është transformuar në shtojcë të bizneseve të tjera, në shërbim të interesave të bizneseve të pronarit. Ndaj ndalimi me ligj i dy pronësisë mes medias dhe biznesve të tjera, si ai i ndërtimit, mund të ishte një hap i parë për të ndërtuar një media që orientohet nga hallet e shoqërisë dhe jo ato të pronarit.
Pavarësia editoriale. Dikur ekzistonin borde editoriale dhe mekanizma që synonin ndarjen e pronësisë nga redaksia. Sot mekanizma të tillë nuk ekzistojnë më dhe politika editoriale dhe pronarët e mediave janë njehsuar tërësisht.
Demokratizimi i sistemit të drejtësisë: Një sistem për qytetarët dhe pranë qytetarëve
Financim dhe infrastrukturë për sistemin e drejtësisë. Sot sistemi i drejtësisë shqiptare ka mbingarkesë dhe nuk ka as infrastrukturën minimale për të zhvilluar procese gjyqësore dinjitoze dhe në kohë.
Drejtësia pranë qytetarit. Heqja e gjykatave të apelit nga rrethet dhe përqëndrimi i tyre në Tiranë e ka larguar edhe më shumë drejtësinë nga qytetarët. Ndaj duhet menduar një riorganizim i pushtetit qendror që e afron në të gjitha shkallët e tij me qytetarët.
Mbrojtje dhe mbështetje për SPAK-un si një nga institucionet më të suksesshme në historinë e vendit në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
Arsimi dhe shëndetësia: në shërbim të qytetarit dhe jo të korrupsionit
Sistemi ynë arsimor është në gjendje mjerane, edhe si pasojë e keq-financimit. Shoqëria sot ka një nga nivelet më të ulëta në rajon të investimit për kokë në arësim. Politikat qeveritare të një sistemi arësimor të lartë që mbahet me fondet e veta nuk ka prodhuar as cilësi dhe as produktivitet por shitje diplomash.
Stimulim i kërkimit shkencor nëpërmjet fondeve publike dhe politikave që stimulojnë konkurrencën dhe meritokracinë në hapësirën akademike.
Çmimet e ilaçeve në Shqipëri janë shumë më ta larta se në shumicën e vendeve Evropiane ndërkohë që cilësia është shumë më e ulët. Është i rëndësishëm de-monopolizmi i tregut të ilaçeve dhe stimulimi i një industrie farmaceutike vendase që mund ti përgjigjet nevojave të vendit.
Politika e jashtme: Integrimi me Evropën por edhe me Kosovën
Integrimi Evropian mbetet prioritet i Shqipërisë në politkën e jashtme por si një proces demokratizues jo vetëm teknik
Politika e jashtme shqiptare në raport me vendet e rajonit si Serbia kalon nga Prishtina. Asnjë bashkëpunim me Serbinë nuk mund të ndërmerret pa u konsultuar me Prishtinën.
Integrimi i ekonomive të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë po aq prioritar sa integrimi evropian. Projekte infrastrukturore si hekurrudha Durrës-Tiranë-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë apo integrimi i sistemit të pensioneve janë shembuj të politikave që duhet të jenë prioritare.
Democratization of political culture: From clientele with favors to citizenship with rights and dignity
The democratization of the political and economic system will also produce the democratization of political culture as the citizen will see himself not as a client of a network of favors but as a political subject with rights.
Something like this could replace the current worship of the leader as the boss of the clientele to which the submissive citizen belongs with the worship of democracy, freedom of expression and human dignity, transforming our political culture.
The above are simply a few points and principles that aim to stimulate a debate and discussion within the social protest on the necessity of transforming our political system. Their goal is to build a framework that can include all anti-system forces that are not satisfied with the status quo, from leftists to neoliberals, conservatives and nationalists.
In this way, around the above demands, or others that may be added or eliminated, a broad front can be created that aims to unite all anti-system social factors for the democratization of Albanian politics. To be successful, this front must be as broad and inclusive as possible, at least until the collapse of the current political system that has reduced governance, democracy, representation and politics to the narrow interests of the leader and the oligarchs around him.
Written especially for Lapsi.al by Blendi Kajsiu
