Flash

Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

Lapsi.al 28 July 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se po rrezikon zbatimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se janë shkelur procedurat kushtetuese për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të saj.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se marrëveshja është shkelur fillimisht gjatë seancës plenare, ku sipas tij nuk është respektuar afati njëjavor i parashikuar për shqyrtimin e saj, ndërsa tani po shkelet edhe detyrimi kushtetues për botimin në Fletoren Zyrtare.

Sipas Bardhit, pretendimi se marrëveshja është sekret nuk qëndron, pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare për t’u bërë pjesë e sistemit juridik të vendit.

 

Ai iu referua nenit 122 të Kushtetutës, duke theksuar se botimi nuk është një formalitet, por një kusht i domosdoshëm që marrëveshja të hyjë në fuqi dhe të prodhojë efekte ligjore.

Bardhi ngriti gjithashtu pyetjen se kujt po i shërben mbajtja sekret e dokumentit, duke deklaruar se qeveria po keqinformon deputetët, qytetarët dhe partnerin strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sipas tij, marrëveshja duhet të publikohet e plotë në Fletoren Zyrtare në përputhje me kërkesat kushtetuese, në mënyrë që të fitojë fuqi ligjore dhe të zbatohet.

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Qeveria e Shqipërisë po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo një herë, por dy herë. Në mënyrë flagrante.

Të dy detyrimet që përcakton Kushtetuta për një marrëveshje të tillë ndërkombëtare po shkelen. Në seancën e djeshme plenare u shkel kushti i afatit njëjavor. U shkel cdo procedurë parlamentare kushtetuese për ratifikimin e saj. Tani, me mbajtjen sekret të saj, po shkelet edhe kushti i patjetërsueshëm i botimit në Fletoren Zyrtare.

Është paaftësi për të shkruar si duhet një marrëveshje që të përmbushë kërkesat kushtetuese apo është diçka tjetër, këtë nuk mund ta them sot.

Ajo që mund të them me siguri është se ka një keqinformim të madh lidhur me pretendimin se marrëveshja në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ratifikuar në mënyrë antikushtetuese, qenka sekret.

Do t’ju shpjegoj me pak fjalë pse ky pretendim bie ndesh me parimet kushtetuese.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, asnjë marrëveshje ndërkombëtare që ratifikohet me ligj nuk mund të mbetet sekret.

Pas ratifikimit, marrëveshja duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare.

Vetëm pas botimit ajo bëhet pjesë e sistemit të brendshëm juridik dhe mund të prodhojë efekte ligjore. Në të kundërt, ajo nuk mund të hyjë në fuqi.

Kushtetuta (neni 122, pika 1) e përcakton qartë se: “Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.”.

Kjo do të thotë se botimi nuk është një formalitet, por një kusht kushtetues për hyrjen në fuqi dhe zbatimin e marrëveshjes. Pa këtë procedurë, marrëveshja nuk mund të prodhojë pasoja juridike për Republikën e Shqipërisë.

Prandaj, lind një pyetje legjitime: kë po përpiqen të mashtrojnë? Deputetët, qytetarët shqiptarë apo partnerin strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ajo që është e padiskutueshme në këtë moment është se marrëveshja duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare për të fituar fuqi ligjore, në përputhje me kërkesat e Kushtetutës.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI