Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Nafta çon drejt falimentit operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave

Lapsi.al 13 April 2026
Nafta çon drejt falimentit operatorët e transportit

Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor, duke paralajmëruar se së shpejti (pritet këtë javë) do të bllokojnë Portin e Durrësit dhe pikat kufitare nëse nuk merren masa urgjente.

Shkaku kryesor që sipas operatorëve kryesore të tregut, po i çon drejt falimentimit, mbetet rritja e fortë e çmimit të naftës, e cila ka goditur drejtpërdrejt kostot operative dhe ka ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare në raport me ato të rajonit.

Sipas operatorëve, një nga problemet kryesore lidhet me marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria ka me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi, të cilat u miratuan vite më parë për të lehtësuar lëvizjen e mallrave.

Këto marrëveshje lejojnë që kamionët e këtyre vendeve të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për leje tranziti (permit), dhe e njëjta gjë vlen edhe për palën shqiptare.

Por në praktikë, sipas tyre, kjo ka krijuar një disavantazh të madh për kompanitë vendase ( nëse në lëvizjet ndërmjet shteteve zbatohen lejet e tranzitit, siç ndodh me vendet e BE-së, numri i lëvizjeve të kamionëve kufizohet në mënyrë të barabartë mes vendeve.)

Sipas një shembulli konkret që sjellin në vëmendje operatorët, është p.sh., nëse një operator nga Maqedonia e Veriut, i cili vjen në Shqipëri për të ngarkuar mallra për eksport drejt Europës, nuk furnizohet me karburant në Shqipëri, por kthehet sërish në vendin e tij.

Edhe pse kamioni përshkuan deri në 300 km shtesë ai rikthehet në vendin e tij, vetëm për shkak të leverdishmërisë për t’u furnizuar me naftë më të lirë dhe më pas vijon itinerarin drejt Europës.

Sipas kompanive të transportit ndërkombëtar të mallrave, kjo ndodh sepse çmimi i naftës në Shqipëri është rreth 30% më shtrenjta sesa në këto shtete.

Konkretisht çmimi i naftës në vend është 2.1 euro për litër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës është 1.4 euro për litër, Në Kosovë 1.7 euro për litër, dhe në Malin e Zi 1.7 euro për litër.

Ndërkohë, kompanitë shqiptare nuk mund të ndjekin të njëjtën strategji, pra të furnizohen me naftë në këto shtete ku çmimi është më i lirë, pasi nuk përfitojnë rimbursim të TVSH-së për karburantin e blerë jashtë vendit. Për më tepër, legjislacioni shqiptar i kufizon ato që të hyjnë në territor me më shumë se 200 litra naftë në serbatorin e kamionit. Në të kundërt, përballen me gjoba rreth 400 euro dhe detyrim për të paguar taksa shtesë mbi sasinë e lejuar. Kjo i vendos në një pozitë të pabarabartë me operatorët e huaj.

Diferencat në kosto janë të konsiderueshme. Për të njëjtin itinerar vajtje-ardhje drejt Gjermanisë, një kompani shqiptare mund të shpenzojë rreth 3,500 euro për karburant, ndërsa një operator nga rajoni vetëm 2,200 euro. Në një rrugë të vetme, kursimi për operatorët e huaj mund të arrijë deri në 1,000 litra naftë, duke i bërë ata shumë më konkurrues në treg.

Pasojat tashmë janë të dukshme në treg për të gjithë operatorët e sektorit të transportit ndërkombëtar të mallrave me kamionë.

Për shkak të përkeqësimit të naftës, operatorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria, duke propozuar dy zgjidhje kryesore:

1.Ose anulimin/rishikimin e marrëveshjeve bilaterale me vendet e rajonit;

2.Ose kompensim financiar për diferencën e çmimit të karburantit.

Në të kundërt, ata paralajmërojnë se sektori rrezikon kolapsin, me pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë dhe zinxhirin e furnizimit në vend./Monitor

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI