Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku diskriminohen të huajt në Shqipëri

Lapsi.al 8 April 2026
Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku diskriminohen të

Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në garën rajonale për të tërhequr nomadë digjitalë, profesionistë të huaj dhe kapital njerëzor ndërkombëtar, rastet e diskriminimit ndaj shtetasve të huaj po dalin si një kosto e heshtur e klimës së integrimit.

Të dhënat e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi tregojnë se gjatë vitit 2025 janë trajtuar 11 ankesa dhe 1 çështje ex-officio nga shtetas të huaj, me problematika që shtrihen nga punësimi dhe arsimi te shërbimet private, duke testuar në praktikë sa mikpritës është realisht tregu shqiptar për talentin që vjen nga jashtë.

Deri tani, për 6 raste është marrë vendim, ndërsa për 5 ankesa dhe çështjen ex-officio procedurat vijojnë. Vetë shpërndarja e rasteve tregon se problematikat prekin sektorë kyç për integrimin ekonomik dhe social: 5 ankesa lidhen me të mirat dhe shërbimet, 5 me marrëdhëniet e punësimit dhe 2 me arsimin.

Pesha e lartë e ankesave në punësim dhe në aksesin ndaj shërbimeve sugjeron se, përtej barrierave administrative, tregu vendas ende ka kosto të fshehura për integrimin e të huajve. Mes rasteve të trajtuara përfshihen pretendime për mosmarrje page për shkak të fesë apo racës, trajtim diskriminues nga punëdhënësi, mashtrim me premtime për kontrata sportive, si dhe refuzim shërbimi në aktivitete private apo qendra estetike.

Një pjesë e rasteve lidhen edhe me sektorin e arsimit, ku është trajtuar ankesa për mosnjohjen e programit mësimor nga Ministria e Arsimit, si dhe një rast për trajtim diskriminues të një fëmije nga mësuesit për shkak të pamjes së jashtme dhe identitetit gjinor të supozuar. Këto raste tregojnë se sfida e integrimit nuk mbetet vetëm në tregun e punës, por nis që në hallkat e para të përfshirjes sociale dhe arsimore.

Raporti evidenton edhe raste të lidhura me orientimin seksual, identitetin gjinor dhe gjuhën diskriminuese në rrjetet sociale, duke treguar se ekspozimi i të huajve ndaj paragjykimeve nuk kufizohet vetëm në raportin kontraktor, por shtrihet edhe në hapësirat publike dhe digjitale.

Nga 11 ankesat, 7 janë depozituar nga gra, 3 nga burra dhe 1 nga një grup personash, një tregues që mund të reflektojë ekspozim më të lartë të grave të huaja ndaj barrierave në aksesin e shërbimeve dhe në marrëdhëniet e punës.

Për 6 rastet ku është marrë vendim, Komisioneri ka konstatuar diskriminim në 1 rast, ka ndërprerë hetimin në 1 tjetër pasi është arritur efektiviteti i masës, ndërsa 4 raste janë mbyllur me mospranim. Për një ekonomi që synon të pozicionohet si destinacion për talente, studentë dhe investime ndërkombëtare, këto raste janë edhe një test për cilësinë institucionale të tregut shqiptar dhe aftësinë e tij për të ofruar trajtim të barabartë për kapitalin njerëzor që vjen nga jashtë.

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, duke shënuar një nivel rekord. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar.

Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova (22%) dhe Italia (14%), India (9%), Filipine (8%), Turqi (7%)./  Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 8 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.3 lekë dhe do të shitet me 96.1 lekë, ndërkohë një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë ...

08:35

Alqi Bllako shkon në GJKKO

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së. Sipas pamjeve të siguruara, ai ka mbërritur në Gjykatë...

14:30

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI