Flash

Ndërron jetë i moshuari duke konsumuar kafen në lokal

Lapsi.al 11 March 2026
Ndërron jetë i moshuari duke konsumuar kafen në lokal

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm, ku një i moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, kur i moshuari S. P., 73 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, ndërsa i ndjeri ka qenë duke konsumuar kafen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përgatitur raportin përfundimtar.

“Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”, sqaroi policia vendore.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 11 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI