Flash

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para SPAK

Lapsi.al 11 March 2026
Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para SPAK

Banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti dhe banorët e Durrësit që preken nga projekti TID kanë dalë në protestë para SPAK.

“Janë të njëjtët persona që duan të vjedhin pronat e qytetarëve”, tha një qytetar, duke hedhur akuza ndaj atyre që duan të ndërtojnë në pronat e tyre.

“Unë nuk pranoj marrëveshje me atë person që kërkon të imponohet me forcë. Ne duam të zbardhet e vërteta. Nga prokuroria e rrethit Shkodër nuk kemi besim sepse prej një viti nuk kemi marrë asnjë përgjigje”

Ata kanë kërkuar takim me zyrtarë të SPAK, ndërsa në drejtim të godinës së Prokurorisë së Posaçme kanë hedhur edhe vezë.

“Protestat nuk do të ndalen, qytetarët do të jenë aty”, tha një prej banorëve.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e ndërtimit dhe zgjidhjen e situatës në përputhje me ligjin, duke apeluar për ndërhyrje nga institucionet shtetërore dhe SPAK.

Të këshilluara

Asambleja e PS mblidhet më datë 21 Mars

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 21 mars. Kjo datë u vendos këtë të mëqrkurë, në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi në selinë ...

10:44

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI