Flash

Pacientët e Onkologjikut pa ilaçe, ministrja përgjigjet me premtime boshe

Lapsi.al 5 March 2026
Pacientët e Onkologjikut pa ilaçe, ministrja përgjigjet me

Pacientët e Onkologjikut prej muajsh përballen me mungesë medikamentesh dhe shërbime të domosdoshme, në kurimin e sëmundjeve. Përpos denoncimeve në media, e sidomos rasteve të përcjella konkretisht nga gazetari Osman Stafa, autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë.

Në një konferencë për mediat, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala është pyetur nga gazetari Stafa për mungesën afatgjatë të medikamenteve për pacientët me sëmundje tumoriale dhe vështirësitë për t’i siguruar në treg të zi.

Sala nuk u ndal në rreziqet që sjell mungesa e medikamenteve për pacientët, me pretendimin se detajet klinike për çdo pacient janë të pamundura për t’u shqyrtuar.

Sa i përket mungesës së dy pajisjeve, brakiterapisë dhe petskanit, ministrja foli me premtime boshe pa dhënë një zgjidhje për ata pacientë që trajtimin e kanë emergjent. Madje, ministrja shkoi më tej duke deklaruar se edhe nëse sigurohej petskani problemi i tyre nuk merrte fund, pasi shteti ka mungesë stafi të specializuar për përdorimin e pajisjes.

PJESË NGA KONFERENCA:

Gazetari: Ilaçet e Onkologjikut, janë dy medikamente që mungojnë. Pacientët me kancer të postatës kanë dy muaj që nuk marrin trajtimin. Siç kundër marrin drogën nëpër cepa, ashtu po e marrin edhe pacientët e Onkologjikut edhe acidin folemik në Tiranë. Zonja ministre çfarë shkakton mungesa e medikamenteve te një pacient i Onkologjikut?

Ministrja: Së pari ju falënderoj për sa aktiv jeni në çështjet e shëndetësisë. E përmenda edhe përpara që kemi marrë disa masa për të rkijuar qëndrueshmëri në furnzimin me barna. Ekipi është gjithmonë në alert për të adresuar situatat akute për çdo pacient, por duhet të zgjidhet në mënyrë definitive. Ilaçi ka ardhur me formulim të ndryshëm, por me të njëjtin cilësi. Përsa i përket detajit tjetër, ne kemi punuar edhe për protokolle. Ne kemi përcjellë që linjat e trajtimit të jenë të standatizuar për këtë patologji në bazë të standarteve evropiane, dhe kjo bën që të kemi një furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Gazetari: Ju pyeta çfarë shkakton mungesa e medikamenteve te këta pacientë.

Ministrja: Atëherë po të futemi në detajet klinike, kjo varet nga pacienti, nga sëmundja, varet nga stadi, nga patologjia, nuk mund të them për secilin pacient çfarë shkakton. Ajo që dua të siguroj është që kjo është marrë me shumë seriozitet për të gjetur zgjidhje afatgjata.

Gazetari: Dy pajisje që janë në mungesë ose që nuk ofrohen për pacientët shqiptarë janë brakiterapia që ju thoni do vendoset brenda këtij viti dhe petskani që nuk ekziston në Shqipëri. Janë dy gra njëra nga Durrësi dhe njëra nga Lushnja që kanë bërë kimioterapi dhe rreze dhe mjekët ju kanë dhënë letra që të bëjnë brakiterapi, por nuk i kanë 4-5 mijë euro për t’i bërë. Pra, çfarë ndodh me këto dy gra? Pse privati e ka petskanin dhe shteti nuk e ka?

Ministrja: Brakiterapia do të vijë vërtet brenda këtij viti. Do ta mbaj fjalën, do të kemi nëj aparaturë moderne brenda vitit. Shërbimi i brakiterapisë që nuk ka ekzistuar prej vitesh do fillojë të ekzistojë brenda vitit 2026. Përsa i përket petskanit. Shpesh ne kemi një konceptim që po që se kemi një pajisje të specializuar siç është petskani, në momentin që kemi pajsijen gjithçka është në rregull. Jo nuk është kështu. Duhet ngritur shërbimi, mjek të specializuar.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI