Flash

Deri në vitin 2040 do të ketë më shumë fëmijë mbipeshë sesa nën peshë

Lapsi.al 5 March 2026
Deri në vitin 2040 do të ketë më shumë fëmijë

Obeziteti te fëmijët po rritet me ritme shqetësuese dhe deri në vitin 2040 pritet të prekë 228 milionë fëmijë në mbarë botën, duke tejkaluar për herë të parë numrin e atyre nën peshë. Kështu paralajmëron Federata Botërore e Obezitetit në raportin “Atlasi Botëror i Obezitetit 2026”.

Në vitin 2025, rreth 177 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 19 vjeç jetonin me obezitet. Brenda 15 viteve, kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas raportit, rritja është aq e shpejtë sa konsiderohet alarmante për sistemet shëndetësore dhe zhvillimin social e ekonomik.

Ekspertët theksojnë se faktorët kryesorë lidhen me shëndetin e nënës, ushqyerjen në muajt e parë të jetës, cilësinë e vakteve në shkollë dhe mungesën e aktivitetit fizik. Ndërkohë, shumë vende kanë nisur strategji parandaluese, por progresi mbetet i ngadaltë.

Pasojat janë afatgjata. Obeziteti në fëmijëri rrit rrezikun për sëmundje kronike si diabeti, problemet kardiovaskulare dhe çrregullimet e mëlçisë, madje shenjat e para mund të shfaqen që në moshë të hershme. Sipas raportit, deri në vitin 2040 rreth 120 milionë fëmijë mund të kenë tregues të hershëm të sëmundjeve kronike të lidhura me peshën e lartë trupore.

Raporti bën thirrje për politika më të forta në fushën e ushqimit, shkollës dhe shëndetit publik, si dhe për akses të barabartë në ushqim të shëndetshëm dhe kujdes mjekësor për të gjithë fëmijët.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 5 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Ndërkohë një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do...

08:05

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e s...

07:36

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI