Flash

Përfundon sot afati për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, një kandidat i propozuar

Lapsi.al 5 March 2026
Përfundon sot afati për zgjedhjen e presidentit në Kosovë,

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të republikës së Kosovës. Deri më tani është propozuar vetëm një kandidat për këtë post, deputeti Glauk Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur një ditë më parë se kandidatura e Konjufcës është dorëzuar me 30 nënshkrime deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga grupi multietnik.

“Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu gjatë një konference.

Ajo theksoi se procedura e votimit nuk mund të fillojë pa u përmbushur kushti që të ketë së paku dy kandidatë të propozuar me nënshkrimet e nevojshme të deputetëve.

“Derisa nuk kemi të paktën dy kandidatë që kanë siguruar mbështetjen e kërkuar, nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit”, tha ajo në konferencën për media, të mërkurën.

Sipas Kushtetutës së republikës së Kosovës, kjo çështje rregullohet me Nenin 86. Në pikën 2 të këtij neni përcaktohet se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 5 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Ndërkohë një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do...

08:05

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI