Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Von der Leyen: Dënoj sulmet e Iranit

Lapsi.al 2 March 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Von der Leyen: Dënoj sulmet e Iranit

Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës së sigurisë në rajon.

“Duhet të punojmë shumë për të ulur tensionet dhe për të parandaluar përhapjen e konfliktit në rajon. Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme janë shqetësuese”, deklaroi ajo, duke iu referuar sulmeve ndaj një baze britanike në Qipro dhe një rafinerie në Arabinë Saudite.

Përmes një deklarate, Von der Leyen theksoi se vetëm një zgjidhje diplomatike mund të jetë e qëndrueshme në afatgjatë. Ajo përmendi si kushte thelbësore një tranzicion të besueshëm për Iranin, pezullimin përfundimtar të programeve të tij të raketave bërthamore dhe balistike, si edhe ndalimin e aktiviteteve destabilizuese në rajon.

Ajo gjithashtu dënoi sulmet e pamaturta dhe pa dallim nga Irani dhe përfaqësuesit e tij kundër territoreve sovrane në rajon, duke bërë të ditur se situata do të diskutohet në një takim të Kolegjit të Sigurisë të Komisionit Evropian.

Të këshilluara

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Berisha u prit nga nj...

10:19

Këmbimi valutor, 2 mars 2026 

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro këmbehet me 96 lekë në blerje dhe 96.6 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.5 lekë....

09:48

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI