Flash

Netanyahu-iranianëve: Dilni në rrugë e përmbysni regjimin, Khamenei është i vdeκur

Lapsi.al 28 February 2026
Netanyahu-iranianëve: Dilni në rrugë e përmbysni regjimin,

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish pas sulmeve ndaj Iranit. Ai deklaroi se ka “shenja” që tregojnë se lideri suprem Ajatollah Ali Khamenei mund të ketë vdekur.  Në një video-mesazh, Netanyahu u shpreh se “regjimi i Ajatollahëve nuk duhet të ekzistojë më”. Ai pretendoi se sulmet shkatërruan kompleksin e Khameneit dhe vranë komandantë të Gardës Revolucionare, si edhe zyrtarë të lartë të programit bërthamor.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje qytetarëve iranianë që “të pushtojnë rrugët dhe të përfundojnë punën”, duke e përshkallëzuar më tej retorikën pas zhvillimeve të fundit. Këto deklarata dhe agresione izraelite vijnë në një moment kur Netanyahu përballet me kritika për menaxhimin e luftës në Gaza, duke shtuar tensionet në rajon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI