Flash

Parashikimi për këtë të premte: Reshje shiu me intensitet të lartë

Lapsi.al 20 February 2026
Parashikimi për këtë të premte: Reshje shiu me intensitet

Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit. Gjatë orëve të mëngjesit në ekstremin verior, lindje dhe në jug reshjet priten të jenë me intensitet të lartë. Ato do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.  Në zonën e Alpeve, verilindje –juglindje mbi 800-900 metër do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era merr shpejtësi deri në 16 m/s. Deti ka valëzim të forcës 2-4 ballë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI