Flash

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovë, Berisha: Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Lapsi.al 17 February 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovë, Berisha: Mbetet faktor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në rrjete sociale. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se sot në këtë 18-vjetor, Kosova na bën krenar për arritjet e saj, si një demokraci funksionale. Gjithashtu, Berisha thekson se Kosova “edhe pse është përballur me shantazhet e Beogradit dhe vasalëve të tyre në Tiranë, ajo mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti.”

Postimi i Berishës:

Gëzuar Kosovë 18-vjetorin e Pavarësisë! Të dashur miq, Sot shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si ditën e dytë më të madhe të lirisë së tyre pas Pavarësisë së Shqipërisë. Ne shqiptarët sot krenohemi me këto 18 vite të para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë.

Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themele, para së gjithash, shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe gjenocidit ciklik serb. Ajo ka luftërat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën sublime të qindra-mijëra martirëve që luftuan dhe ranë për t’u bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga viti 1870 deri në vitin 1999. Ajo ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftërave të kombit tonë pas atyre të prijësit të përjetshëm të shqiptarëve, Skënderbeut.

Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit të saj, politikanit mendjendritur të kombit shqiptar, Presidentit Ibrahim Rugova, Gandit të Ballkanit dhe Evropës. Ai thuri te shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur e më fisnike: lirinë dhe pavarësinë. Ai themeloi dhe ngriti, në kushtet e pushtimit më të egër, Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur, paralel me atë të pushtuesve barbarë. Presidenti Rugova paraqiti dhe mbrojti me vendosmëri dhe vizion në Shtëpinë e Bardhë dhe në kancelaritë më të mëdha të botës çështjen e drejtë të popullit të Kosovës, duke e shndërruar atë në pikë kryesore të agjendës së SHBA-së dhe vendeve të lira perëndimore.

Pas lufte, ai me urtësi hodhi themelet e shtetit të sotëm demokratik dhe pro-perëndimor. Pavarësia e Kosovës është vepër e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili e shndërroi Prekazin në Krujën e dytë të shqiptarëve. Ai i la kombit kurorën më të ndritur të trimërisë dhe sakrificës mbinjerëzore. Ajo është vepër e heronjve të tjerë të pavdekshëm dhe dhjetëra-mijëra luftëtarëve që me guximin e tyre bënë luftën e fundit çlirimtare në Evropë. Pavarësia është gjithashtu vepër e shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë, të cilët nën moton "Një komb, një qëndrim" u bashkuan si një trup i vetëm, ku Shqipëria pas çlirimit nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendësueshëm.

Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur falë mbështetjes së fuqishme dhe rolit përcaktues të SHBA-së, Kongresit Amerikan, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit George W. Bush, si dhe vendeve të mëdha të Perëndimit e anëtarëve të NATO-s. Sot, në këtë 18-vjetor, Kosova na bën krenarë me arritjet e saj mahnitëse. Ajo është një demokraci funksionale dhe shembull për rajonin, me institucione të konsoliduara dhe standarde të larta për të drejtat e njeriut. Ajo u ngrit si Feniksi nga hiri që lanë pushtuesit; sot ka një ekonomi solide dhe infrastrukturën më moderne në rajon.

Kosova është bërë e njohur botërisht përmes talentit të rrallë të vajzave të saj në muzikë dhe "mbretëreshave" të saj në sport. Edhe pse është përballur me shantazhet e Beogradit dhe vasalëve të tyre në Tiranë, ajo mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti. Të dashur miq, duke uruar nga zemra Kosovën dhe qytetarët e saj, autoritetet e saj shtetrore ju ftoj të përulemi me nderimin më të madh para sakrificës së martirëve tanë. Mirënjohje të pakufishme për Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin Adem Jashari dhe falënderime të thella për SHBA-në dhe NATO-n. Gëzuar! Zoti e bekofte Kosovën! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre! Rroftë Kosova!

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI