Flash

Berisha: Amendamenti Rama-Balluku jep një mbrojtje që nuk ua ka dhënë Kushtetuta

Lapsi.al 17 February 2026
Berisha: Amendamenti Rama-Balluku jep një mbrojtje që nuk ua ka

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Duke folur gjatë konferencës për shtyp, Lideri i opozitës theksoi se, Rama po konsumon çdo orë, çdo ditë që qëndron në detyrë grushtin e shtetit brenda shtetit.

Ndryshimet ligjore që Rama i propozoi ditën e djeshme, konkretisht nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, Berisha i cilësoi si “amendament Rama-Balluku”, teksa tha se është një akt marrëzie.

"Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Ai po konsumon çdo orë, çdo ditë që qëndron në detyrë grushtin e shtetit brenda shtetit. Në një akt antikushtetues, tepër të rrezikshëm, ka paraqitur amendamentin Rama-Lubia, Rama-Balluku, me të cilin kërkon t’i japë ministrit, t’i japë zëvendëskryeministrit dhe kryeministrit atë mbrojtje që Kushtetuta nuk ia ka dhënë.

Mirëpo, ka një parim themelor të sanksionuar në frymën dhe germën e Kushtetutës, sipas të cilit për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur të bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji. Atë për funksionet e organeve kushtetuese, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji.

Kushtetuta nuk ka dashur të mbrojë kryeministrin, ministrat dhe KLSH-në nga pezullimi. Nuk mund ta bëjë ligji. Edhe njëherë, kemi të bëjmë me organet kushtetuese. Kryeministria është organ kushtetues. KLSH është organ kushtetues. Ministrisë janë organe kushtetuese. Nuk mund t’u japësh kurrë mbrojtje tjetër përveç asaj që i ka dhënë Kushtetuta. Jo. Sepse është tejkalim flagrant i Kushtetutës," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI